ARKATANA

Neziri: Në rastin e Zahirajve është cenuar autoriteti i KFOR-it

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gani Neziri drejtor për kadastër, gjeodezi e pronë në Gjilan thotë për rajonipress se në rastin e Zahirajve pos që është cenuar sovraniteti territorial i Kosovës, aty realisht është cenuar edhe autoriteti i KFOR-it i cili edhe është përgjegjës për ruajtjen e kufijve të Kosovës.

Lagja e Zahirajve vazhdon me letra dhe harta të Kosovës, madje edhe të vet serbëve të mbetet pjesë e Kosovës, kurse aktualisht ata jetojnë nën administrimin e xhandarmërisë serbe.

Gani Neziri drejtor për kadastër, gjeodezi dhe pronë në Gjilan për rajonipress shpalos detaje interesante rreth historisë së lagjes së Zahirajve.

Neziri para vetës ka një hartë të vitit 1964/65 sipas së cilës Zahirajt janë pjesë e Kosovës. “Kjo hartë është realizuar nga Enti Fotogrametrik i Beogradit dhe i takon viteve 1964-65 ku shihet qartë se Zahirajt janë në brendi të Kosovës” sqaron Neziri.

Neziri tha se në rastin e Zahirajve realisht kemi cenim të sovranitetit tokësor të Kosovës sepse kjo lagje ka qenë është dhe do të mbetet e Kosovës.

Hidromorava

Por Neziri ka edhe një shpjegim tjetër rreth kufijve aktual.”Në rastin e Zahirajve kemi cenim të autoritetit të KFOR-it i cili është përgjegjës për ruajtjen e vijës kufitare të Kosovës sepse Kosova aktualisht nuk ka ushtri dhe mekanizëm tjetër që mund të kujdeset për kufijtë e saj”.

Në hartën e Institutit të Beogradit figurojnë 11 familje shqiptare në Zahiraj, derisa pas luftës dhe tani aktualisht ka mbetur vetëm një familje.

Neziri mendon se Zahirajt duhet më shumë vet të angazhohen.”Ne edh sot japim dokumente për banorët e Zahirajve sepse ata figurojnë në të gjitha dokumentet kadastrale të Gjilanit”.

Neziri tha se me kërkesën e Parlamentit të Kosovës u ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme kadastrale për këtë lagje dhe realisht ky problem i takon pjesës së politikës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.