Eko Higjiena

Ajeti : Kemi punuar profesionalisht, LDK po brengoset kot

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Drejtori profesionalizmi është në shkallë të kënaqshme këtë e vërteton dhe vet operimi me sukses i intervenimeve sa kishim ne në Gjilan në të gjitha këto vite të qeverisjes. Krejt ky angazhim sipas Blerton Ajetit fletë për një punë të jashtëzakonshme dhe bukur të lodhshme, por falë nivelit të përgjegjësisë së zyrtarëve dhe gjithë personelit profesional ne sot dhe të gjitha ato vite e kishim gjendjen nën kontroll dhe jo të kanosur nga zjarret, ndërsa ky vit deri tash kemi rënie të theksuar të intervenimeve (për këto rënie të intervenimeve s`di pse shqetësohet LDK, ne po ruajmë pasurin tonë të përbashkët si atë publike ashtu dhe atë private, por ajo në konferenca po tregon dëshirat e veta…) e që do të thotë dëmet janë jashtëzakonisht të vogla.

Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim ka reaguar ndaj deklaratave të komisionit të LDK-së se drejtoria që ai drejton nuk ka ditur të menaxhojë dhe punojë në mënyrë profesionale.

Blerton Ajeti ka sqaruar se Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim është karakterizuar me angazhim intensiv në realizimin e detyrave që dalin nga ligjet adekuate për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Vendimet e Kuvendit të Komunës, duke u bazuar në statutin e saj, Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.

Prioritet në angazhimin e DKMSH-së i është kushtuar bashkëpunimit me të gjitha subjektet relevante të cilat merren me problemet e emergjencës si psh: PK, Qendra Rajonale e Emergjencave (QER), KFOR-i Amerikan, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), Kryqi i kuq i Kosovës (KKK), dega në Gjilan, OSBE, EULEX si dhe me Drejtorit Komunale.

Ajeti tha se DMSH, punon dhe mbi bazën e Planit të Reagimit kombëtar dhe sistemin e integruar të Menaxhimit të emergjencave dokumente strategjike e të detajuar për operim nga niveli qendror, mbi bazën e këtyre planeve DMSH, ka ndërtuar planet operative në nivel Komunal , dhe po ashtu jemi pjesë e rregullt e KKSB-së, organ shumë i rëndësishëm për sigurinë në kuadër të Komunës.

Në Drejtori profesionalizmi është në shkallë të kënaqshme këtë e vërteton dhe vet operimi me sukses i intervenimeve sa kishim ne në Gjilan në të gjitha këto vite të qeverisjes. “DMSH ka punuar profesionalisht ku arriti që të bëjë vlerësimin e rrezikut për Komunën e Gjilanit e cila në nivel të Kosovës u cilësua më e mira dhe më profesionalja në kuadër të planit janë gjitha rreziqet që e kanosin Komunën e Gjilanit dhe janë gjitha detajet për masat preventive parandaluese, e të cilat po shihet se kanë dhenë rezultate” ka sqaruar Ajeti.

Mobi Casa

Ajeti thotë se DMSH , Zjarrfikësit, inspektorët kanë punuar dhe po punojnë 24 orë dhe këtë e them me përgjegjësi sepse ofruan shërbime efikase duke dal në intervenime në çdo thirrje e cila ishte drejtuar nga ne . Qëllimi jonë motoja e Drejtorisë është shërbim i shpejte profesional dhe efikas gjithmonë për Qytetarin.

Marrjen e masave preventive ne si komunë e kemi filluar herët në muajin Qershor duke i lajmëruar dhe njoftuar qytetarët se si të sillemi në kohën e temperaturave të larta, ato njoftime edhe sot i shihni në portalet ku ne po bëjmë deklarime, dhe gjithmonë duke shpërndarë në të gjitha lokalitetet e komunës sonë njoftime për qytetarët se si të sillemi në rast të emergjencave të ndryshme.

Krejt ky angazhim sipas Ajetit fletë për një punë të jashtëzakonshme dhe bukur të lodhshme, por falë nivelit të përgjegjësisë së zyrtarëve dhe gjithë personelit profesional ne sot dhe të gjitha ato vite e kishim gjendjen nën kontroll dhe jo të kanosur nga zjarret, ndërsa ky vit deri tash kemi rënie të theksuar të intervenimeve (për këto rënie të intervenimeve s`di pse shqetësohet LDK, ne po ruajmë pasurin tonë të përbashkët si atë publike ashtu dhe atë private, por ajo në konferenca po tregon dëshirat e veta…) e që do të thotë dëmet janë jashtëzakonisht të vogla.

Ajeti sërish u ka bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm sidomos gjatë shfrytëzimit të piknikëve si dhe fermerët që të mos bëjnë ndezjen e hamullorëve, sepse mund të vije deri te ndezja e pa kontrolluar e zjarreve nga erërat dhe si pasoj mundë të vije deri te shpërndarja e zjarreve në përmasa të mëdha, ku pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Ndryshe Ajeti tha se me ligjet e Republikës së Kosovës inicimi i zjarreve është vepër penale./rajonipress/

Mund të ju interesoj: