Hidromorava

Pajaziti: Në tregun e gjelbër investimet janë të domosdoshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zenun Pajaziti gjatë vizitës në tregun e gjelbër nga afër është njoftuar me problemet, kërkesat dhe sfidat që kanë tregtarët që janë rreth 300 sosh që janë në këtë lokacion. Ai i shoqëruar edhe nga sekretari organizativ, Bujar Nevzati dhe nga anëtar të tjerë të kryesisë së PDK-së, së bashku edhe me përgjegjësit e tregut, kanë dëgjuar në vendin e ngjarjes tregtarët për kërkesat e tyre afatshkurta dhe afatgjate.

Pajaziti është njoftuar poashtu edhe për gjendjen në të cilën është sot tregu, investimet që janë të domosdoshme të bëhen në të gjithë sektorët, si atë të tekstilit, në prodhimet bujqësore, në prodhimet zejtare, artizanale etj.

Mobi Casa

Pajaziti ka thënë se është e nevojshme që të bëhet investim atje në krijimin e kushteve më të mira për të ushtruar veprimtarinë e tyre tregtarët gjatë ditëve sa punojnë në këtë lokacion, sikundër që një investim në treg ishte i mirëpritur edhe nga blerësit.

Kjo është njëra nga shumë vizitat e bëra në terren dhe ka për qëllim që të grumbullohen edhe informacione shtesë dhe kërkesat emergjente sipas tij duhet të investohen gjatë kohës sa do të qeverisim me Gjilanin./rajonipress/

Mund të ju interesoj: