Kadriu i kënaqur me funksionimin e zyrës në lagjen “Arbëria”
Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka mbajtur një takim me regjionin e gjashtë, regjion ky nën koordinimin e Xhylie Hajdarit.
Ky takim, është zhvilluar ndërmjet kryetarëve të nëndegëve të këtij regjioni, duke përfshirë këtu edhe kryetarët e AGK-së dhe ARK-së, me një pjesëmarrje masive të anëtarëve të kësaj pjese.
Gjatë këtij takimi, janë folur strategjitë e reja të punës së koordinatores dhe ekipit koordinues të regjionit të gjashtë si dhe për punën e bërë në përgatitjen e kandidatëve për listën zgjedhore për Asamble Komunale.
Kadriu, i ka falënderuar koordinatoren, kryetarët e nëndegëve, kryetarët e AGK-së dhe ARK-së dhe anëtarët e tjerë, për aktivitetet që ky regjion po i bënë si dhe për angazhimin që ata po tregojnë në rritjen e imazhit të Aleancës.
Ky regjion, së fundi ka hapur edhe zyrën e AAK-së, zyre kjo e cila frekuentohet nga një numër i banorëve gjatë ditës./rajonipress/

