Eko Higjiena

Kurteshi: Duhet ta ndalim të keqën në Gjilan

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Situata aktuale politike në Gjilan është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë në nivel qeverisës. Qeverisja e ardhshme lokale do të marrë drejtimin e komunës me shumë vështirësi dhe obligime të komunës, por kemi shpresë se ne do të qeverisim drejtë, në mënyrë efikase dhe me paret që do të kemi, do të bëjmë punë të mira edhe dyfish. Prandaj, të gjithë ju dhe pensionistët e tjerë, duhet ta mbështesni Lëvizjen, për t’u bërë bashkë dhe të dalim e ta ndalim të keqen. Në nëntor do të ndodh ndryshimi vetëm nëse secili prej nesh do të bëhet pjesë aktive e këtij ndryshimi të madh, që nuk konsiston në ndërrimin e fytyrave, por në ndërrimin e mentalitetit qeverisës u shpreh Ismajl Kurteshi.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes VV në Gjilan, Ismajl Kurteshi, bashkë me Dardan Sejdiun, njërin prej njohësve të skemave pensionale nga radhët e Lëvizjes në Prishtinë, organizuan një takim me dhjetëra pensionistë në zyrën e këtij subjekti politik.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në komunën e Gjilanit dhe në nivel republikan, për gjendjen e rëndë të pensionistëve dhe për alternativën qeverisëse që do të shpalohet në javën e ardhshme nga Lëvizja VV edhe për sistemin pensional.

Ismajl Kurteshi e definoi situatën politike në Gjilan si mjaft shqetësuese, duke numëruar të gjitha vendimet e kundërligjshme dhe keqpërdorimin maksimal të pushtetit lokal. “Situata aktuale politike në Gjilan është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë në nivel qeverisës. Qeverisja e ardhshme lokale do të marrë drejtimin e komunës me shumë vështirësi dhe obligime të komunës, por kemi shpresë se ne do të qeverisim drejtë, në mënyrë efikase dhe me paret që do të kemi, do të bëjmë punë të mira edhe dyfish. Prandaj, të gjithë ju dhe pensionistët e tjerë, duhet ta mbështesni Lëvizjen, për t’u bërë bashkë dhe të dalim e ta ndalim të keqen. Në nëntor do të ndodh ndryshimi vetëm nëse secili prej nesh do të bëhet pjesë aktive e këtij ndryshimi të madh, që nuk konsiston në ndërrimin e fytyrave, por në ndërrimin e mentalitetit qeverisës” – u shpreh Kurteshi.

Fundamenti

Kurteshi i ka informuar pensionistët për të gjitha parapërgatitjet dhe mobilizimin e fuqishëm që po bëhet, si në fshatra si në qytet, duke treguar për një disponim të jashtëzakonshëm që po vjen nga përkrahja e deri te fitorja e konceptit të Lëvizjes VV në komunën e Gjilanit. “Jemi duke marrë mbështetjen e të gjithë qytetarëve, prandaj edhe prania e juaj këtu sot flet për mbështetjen masive të të gjitha kategorive shoqërore. Prandaj, fitorja e Lëvizjes do të thotë fitore e ndershmërisë, efikasitetit dhe marrje parasysh edhe e nevojave tuaja” – tha Kurteshi, i cili edhe zyrtarisht është kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit.

Ndërsa Dardan Sejdiu elaboroi konceptin politik të Lëvizjes për rregullimin e sistemit pensional, duke dhënë kronika ngjarjesh dhe ligjesh që nga paslufta për mënyrën se si u ndërtuan skemat pensionale. “Ne së shpejti do të bëjmë publike alternativën tonë për skemat pensionale. Në vija të trasha, kjo do të thotë se ju do ta keni një gjendje pakrahasimisht më të mirë sesa që keni sot. Ne kemi vullnetin dhe dijen për ta bërë këtë realitet, prandaj ka shumë shpresë dhe alternativë për lehtësimin e problemeve të pensionistëve tanë. E kemi rregulluar një mënyrë të skemave pensionale, e cila nuk është zbulim i ujit të nxehtë, por këso alternativash mund të mësohen shumë lehtë edhe nga vendet e rajonit, sepse secili shtet ballafaqohet me pensionistët” – deklaroi Sejdiu.

Duke folur për sistemin dhe fondin pensional që e gllabëroi Serbia, Sejdiu u shpreh para pensionistëve gjilanas se “Çështja e pensioneve të kthimit nga Serbia nuk duhet të zgjidhet individualisht, por të jetë zgjidhje kolektive dhe institucionale. Ne kemi bashkëpunuar me shumë sindikata të pensionistëve, mirëpo, pavarësisht fuqisë së tyre të avokimit, këto llogariten vetëm OJQ, në krahasim me fuqinë që mund të kenë institucionet e shtetit të Kosovës dhe presionet që do të duhej bërë ndaj Serbisë. Institucionet dhe qeveritarët e Kosovës, asnjëherë nuk janë marrë seriozisht me problemet me të cilat ballafaqohen për çdo ditë pensionistët, madje që me këto para që marrin, as për medikamente nuk mund t’iu përballojnë shpenzimeve” – sqaroi Sejdiu.

Në fund të fjalëve të panelistëve, pensionistët pyetën Kurteshin dhe Sejdiun rreth programit qeverisës, Trustit Pensional, qasjen e detajuar të Lëvizjes VVmbi skemat pensionale, krahasimi i sistemit pensional para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe u ndalën po ashtu në kthimin e fondit pensional të rrëmbyer nga Serbia./rajonipress/

Mund të ju interesoj: