ARKATANA

Valon Jashari: S`kam lidhje me sulmet në punktin e Dobrosinit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – I akuzuari kryesor në grupin e Dobrosinit i njohur si “Lëviza e lirisë”, Valon Jashari para trupit gjykues ka mohuar kategorikisht veprat penale që i ngarkon prokurori Mauricio Salustro. Jashari tha se s`ka lidhje me sulmet në Dobrosin dhe tha se nuk i njeh asnjërin nga të akuzuarve. Unë jam kryetar i Lëvizjes dhe ne angazhohemi me mjete demokratike të zgjidhet problemi i Luginës tha Jashari.

Në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Gjilan ndaj grupit të njohur si “Lëvizja e lirisë” që po udhëhiqet nga trupi gjykues që po kryesohet nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, ka dëshmuar I akzuauri I parë Valon Jashari.

Salustro nuk ka pasur shumë punë me këtë të akuzuar pasiqë ai qysh në fillim u deklarua se qëndron mbrapa deklaratës që ka dhënë në polici dhe hetuesi raporton rajonipress.

Valon Jashari ka mohuar kategorikisht veprat penale dhe ka dhënë sqarime rreth Organizatës “Lëvizja e lirisë”. “Unë s`kam lidhje me sulmet në punktin e Dobrosinit. Lëvizja që unë drejtoj s`ka lidhje me atë sulm sepse ne angazhohemi që problemi i Luginës të zgjidhet me mjete demokratike” tha Jashari.

Jashari tha se për sulmet në Dobrosin ka dëgjuar përmes mjeteve të Informimit.

Jashari gjithashtu tha se nuk i njeh asnjërin prej të akuzuarve. I pyetur rreth fotografive ku shihet i armatosur , Jashari tha se ato janë foto të luftës së UÇPMB-së. “Fotot nuk janë të shpikura e as të montuara, por ato janë të kohës së luftës së UÇPMB-së” tha Jashari.

Fundamenti

Ndryshe në këtë proces gjyqësor janë shtjelluar të gjitha provat, janë dëgjuar qindra telefonata e CD dhe tani së fundit po dëgjohen deklaratat e të akuzuarve.

Gjykimi vazhdon në shtator. Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktëson se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.