ARKATANA

Gjykata e Apelit e mbron pronën komunale

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata e Apelit e kryesuar nga Nenad Llaziq ka marrë aktvendim që ta përsëris lëndën në rastin e Hysen Hasimit e Adem Halabakut nga Pozharani i Vitisë. Gjykata e Apelit e ka urdhëruar Gjykatën Themelore në Gjilan departamenti në Viti që ta përsëris procedurën. Palët ankuese Hysen Hasimi e Adem Halabaku thanë se ky vendim tek e fundit është në favor të ruajtjes së pronës komunale.

Gjykata e Apelit ka vendosur që rastin e pronave serbe në Pozharan të Vitisë të cilat janë shitur e blerë disa herë nga shqiptarët ta kthejë në rigjykim.Ky rast është shqyrtuar në mënyrë detaje nga Gjykata e Apelit e cila nga ana e kryesuesit Nenad Lalziq ka vendosur që rastin ta kthejë në rigjykim.

Në fakt palët ankuese Hysen Hasimi e Adem Halabaku (foto) janë ankuar dhe kanë dhënë vërejtje të mëdha në Gjykatën Komunale në Viti e cila pos që nuk ua ka zgjidhur rastin i ka futur në telashe edhe me të tjerët. Edhe Hasimi edhe Halabaku dyshonin tërë kohën se në këtë lëndë dikush është korruptuar, andaj edhe kishin kërkuar përsëritjen e procedurës kontestimore.

Adem Halabaku tha për rajonipress se pavarësisht se ky vendim nuk është krejt në favor të tyre megjithatë ai është në interes të pronës komunale në Viti.”Më mirë të përfitojë Komuna e Vitisë sesa serbët e Kralevës e Kragujevcit të cilët me pronat e tyre i kanë futur në sherr e telashe shqiptarët e Vitisë” shprehet Halabaku për rajonipress.

Hidromorava

Hysen Hasimi dhe Adem Halabaku të cilët janë nga Pozharani i Vitisë thanë se ata kanë trokitur në shumë zyre e dyer për ta kontestuar një vendim të mëparshëm të Gjykatës Komunale në Viti e cila ua njihte pronësinë serbëve të cilët tani ndodhen në Serbi. “Ne e dimë se çfarë kanë bërë serbët e Vitisë me pronat e shqiptarëve dhe që nga fillimi kemi dyshuar se këto prona nuk janë private, por shtetërore” tha Halabaku.

Hysen Hasimi thotë se pronarët serb Stana Vojisllav , Millutin Gjorgjeviq e Dara Kociq nuk kanë pasur asnjëherë dokumente valide të tokës që e kanë shitur, madje ata janë edhe uzurpatorë të pronës komunale. “Unë nuk e kam të qartë se qysh Gjykata ua vërtetojë tokën atyre derisa janë uzurpatorë. Dikush këtu u korruptua dhe ne do të kërkojmë që rasti të kthehet në rigjykim” pati deklaruar më herët Hasimi.

Adem Halabaku me profesion mësues thotë se dy tri herë është rrahur nga pala tjetër për të njëjtën tokë. “Pronarët serbë të tokës nuk janë këtu, janë diku në Serbi. Ata vërtet shkuan, por neve na lanë belanë para derë” shprehet ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj: