ARKATANA

Haradinaj: Gjilanit i nevojitet një shkollë qeverisëse që udhëhiqet nga Rexhep Kadriu

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mënyra se si po vepron Rexhep Kadriu në Gjilan, tregon se cila shkollë qeverisëse i nevojitet vendit dhe kjo na bindë të gjithë neve se nuk është asgjë tjetër pos fitore, prandaj edhe na obligon të jemi me ju dhe me planet e juaja qeverisëse, ka thënë Ramush Haradinaj.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, gjatë ditës së marte ka qëndruar në fshatin Malishevë, për të bërë hapjen solemne të zyrës së AAK-së në këtë nëndegë.

Në ceremoninë e hapjes së zyrës kanë marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së Ramush Hradinaj dhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi raporton rajonipress.

Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka falënderuar kryetarët e nëndegëve ku është hapur zyra, të cilët janë angazhuar dhe kanë treguar rezultate të shkëlqyera në teren. “Aleanca sot, ka hapur këtë zyre, e cila do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Malishevës së Ulët, Malishevës së Epërme, Bukovikut dhe Caparit. Sot është ditë e veçantë për AAK-në, është një ditë zhvillimi, një ditë rritjeje, sepse ne duam që të jemi sa më afër qytetarit dhe në shërbim të qytetarit”, ka thënë Kadriu.

Mobi Casa

“Me hapjen e zyrave të AAK-së nëpër nëndegë, AAK po e forcon identitetin e saj dhe po e shpërndanë mesazhin dhe vullnetin tonë që të jemi pranë qytetarit dhe të punojmë për ta” ka thënë Kadriu.

Ndërkaq kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në vizitën e tij të bërë në Gjilan me rastin e hapjes së zyrës së AAK-së në Malishevë, ka thënë se rruga e të gjithëve që kanë ecur bashkë deri këtu ka pasur shumë punë për tu bërë, mirëpo shpresa dhe bindja që po e krijon Gjilani për një fitore po na shtyn që të ecim edhe më tutje në këtë rrugë.

“Mënyra se si po vepron Rexhep Kadriu në Gjilan, tregon se cila shkollë qeverisëse i nevojitet vendit dhe kjo na bindë të gjithë neve se nuk është asgjë tjetër pos fitore, prandaj edhe na obligon të jemi me ju dhe me planet e juaja qeverisëse”, ka thënë Haradinaj.

Një fjalë rasti pranë qytetarëve mbajti edhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, i cili tha se puna është ajo që flet më së miri dhe se më 3 nëntor AAK do të qeverisë me Gjilanin me në krye Rexhep Kadriun./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.