Haziri: LDK nuk është parti e klaneve, por e vlerave
Gjilan – Nëse i realizojmë këto, atëherë ne i kemi të gjitha shanset që në përballjen e parë të jemi forcë fituese, duke mundur këtë të keqe që ka kapur qytetin dhe qytetarët tanë. Mos të votohet për hir të klaneve, por të votohet për vlera. LDK nuk është parti e klaneve , por parti e anëtarëve të saj në radhë të parë, parti e vlerave kombëtare me besim në zot dhe në familje. Duke pasur parasysh objektivat tona, në partinë tonë nuk mund të funksionojë asnjë standard tjetër përpos atij të meritës ka thënë Lutfi Haziri.
Në kuadër të aktiviteteve gjatë muajit gusht në Gjilan, në Kryesinë e Degës për takim pune ka qëndruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Sipas Sarandë Bllacës zëdhënëse e LDK-së në Gjilan qëllimi i vizitës ishte mobilizimi i strukturës së LDK-së dhe organizimi në kuadër të procesit zgjedhor të 3 Nëntorit. “Unë ju falënderoj shumë për angazhimet dhe punën që e keni organizuar sot, në këtë ambient shumë të mirë. Falënderoj Kryetarin e Degës, Lutfi Hazirin, nënkryetarët, Kryesinë e Degës si dhe strukturat e saja që po tregohen të përkushtuara në zbatimin e agjendës politike të LDK-së, tha Mustafa.
Mustafa ka thënë se do të jem gjithmonë në Gjilan bashkë me ju, dhe se bashkëpunimi në mes Degës së Gjilanit dhe qendrës është në nivelin maksimal. “Unë sot kam ardhur në Gjilan që t’i bashkërendisim aktivitet tona dhe që nesër timonin e udhëheqjes së Gjilanit ta merrni ju dhe Lutfi Haziri si kandidat zyrtar i LDK-së, sepse juve ju takon kjo udhëheqje. Unë ju garantoj se bashkërisht, do të punojmë dhe bashkërisht t’i realizojmë synimet dhe objektivat tona për një qeverisje të drejtë dhe të mirë të Gjilanit, qeverisje me qytetarët dhe për Gjilanin” ka thënë Mustafa.
Pasi foli për programin politik të LDK-së, Mustafa kërkoi nga Kryesia e Degës që në listat zgjedhore të kenë më shumë hapësirë kuadrot që përfaqësojnë interesat e Gjilanit, grupmoshat dhe përfaqësuesit e grupeve të interesat, duke përmbushur një nga objektivat e reformave që ka nisur në LDK. Gjilani është shembulli më i mirë i këtijë përfaqësimi.
Lutfi Haziri tha se hartimi i listës zgjedhore do të bëhet në bashkëpunim të plotë me qytetarët e Gjilanit, grupmoshat, përfaqësimin e drejtë të gjinisë dhe grupet e tjera si: ekonomi, arsim shëndetësi dhe për një Gjilan të zhvilluar urban. Dega, nëndegët si dhe qendra, janë duke harmonizuar në tërësi idetë dhe duke zbatuar në përpikëri kriteret e përcaktuara për lista dhe kandidatë që përfaqësojnë shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të fokusohemi si parti, për të qenë fitues, të sigurt në sfidën që na pret me 3 nëntor.
Haziri tha se një nga shtyllat kryesore është vendosja e komunikimit me qytetarët, po ashtu edhe mbështetësit për të vlerësuar të gjitha kontributet e tyre. “Nëse i realizojmë këto, atëherë ne i kemi të gjitha shanset që në përballjen e parë të jemi forcë fituese, duke mundur këtë të keqe që ka kapur qytetin dhe qytetarët tanë. Mos të votohet për hir të klaneve, por të votohet për vlera. LDK nuk është parti e klaneve , por parti e anëtarëve të saj në radhë të parë, parti e vlerave kombëtare me besim në zot dhe në familje. Duke pasur parasysh objektivat tona, në partinë tonë nuk mund të funksionojë asnjë standard tjetër përpos atij të meritës”, tha Haziri./rajonipress/

