Surdulli: Lutfi Haziri nuk mund të ngritët më në këmbët e veta?
Gjilan – Në fshatrat e brezit kufitar, që i paskësh vizituar Haziri i LDK-së, pretendent për të parin e komunës, as vetë ai nuk e di, se kur i ka vizituar për herë të fundit fshatrat; Zahiraj, Bilinicë, Llocë, Sllubicë, Kokaj e Renatoc, në vitet e tij, sa ishte kryetar komune. Këto vendbanime të Komunës së Gjilanit, as që janë përmendur nga ai ndonjë herë, e lëre më të jetë interesuar për ndonjë ndihmë apo investim atje ka thënë në reagimin e tij Shefik Surdulli zëdhënës i Komunës.
Vizita e Lutfi Hazirit në fshatrat e brezit kufitar e ka ngacmuar Shefik Surdullin zëdhënës i Komunës.
Shefik Surdulli në reagimin e tij ka thënë se është bërë traditë e keqe, apo ves i keq, i disa figurave politike, si Lutfi Haziri i LDK-së, që pretendon pushtetin, në kohë zgjedhjesh të “zgjohet” nga gjumi, të vizitojë fshatra, mëhalla, e edhe një shtëpi e vetme nëse është, për të trumbetuar e rrah gjoks së ai do ta bënin më të mirën, do të bëj mrekulli për këta qytetarë e për këto vendbanime, duke akuzuar, në anën tjetër, institucionet e komunës, kryetarin e qeverinë, se nuk paskëshin bërë asgjë për këta njerëz e për këtë vend.
“Turpi nuk e ka mbytë askë”, thotë një fjalë e urtë jona, e as Lutfi Hazirin, jo. Në fshatrat e brezit kufitar, që i paskësh vizituar Haziri i LDK-së, pretendent për të parin e komunës, as vetë ai nuk e di, se kur i ka vizituar për herë të fundit fshatrat; Zahiraj, Bilinicë, Llocë, Sllubicë, Kokaj e Renatoc, në vitet e tij, sa ishte kryetar komune. Këto vendbanime të Komunës së Gjilanit, as që janë përmendur nga ai ndonjë herë, e lëre më të jetë interesuar për ndonjë ndihmë apo investim atje” ka thënë Surdulli.
Sipas tij për pesë vitet e tij në pushtet, e shtatë me derivatin e partisë së tij, ai nuk arriti ta rregulloj rrugën për Pogragjë si arterie kryesore e zhvillimit të brezit kufitar, madje edhe aq më keq, si njeriu i dytë në qeveri – zëvendëskryeministër. Haziri mendon, se qytetarët e brezit kufitar që i paskësh vizituar, kanë harruar qeverisjen fatzezë të tij.
“Partia Demokratike e Kosovës, ua ktheu shpresën këtyre njerëzve duke i trajtuar njerëzishëm, duke i ndihmuar me investime nga më të ndryshmet. Kemi ndihmuar fermerët me shpërndarje bagëtish dhe kështu e kemi rritë fondin e tyre atje, me farë gruri e misri, e të tjera ndihma për stimulimin e fermerëve atje për ta punuar tokën e jetuar me dinjitet në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre. Kemi ndërtuar rrugë e ura, rrethoja të shkollave e sisteme kanalizimesh e ndriçime publike në këtë brez kufitar. Rrugën për Llovcën e Hazirit, e kemi bërë ne. Do ta bëjmë së shpejti edhe për Bilinicë e Sllubicë, edhe për Ranatoc, ku projektet e gatshme janë në fund të procedurave të tenderimit” ka sqaruar Surdulli.
Sipas tij i vetmi “sukses” i Lutfi Hazirit, për këtë anë, është që Pogragjën nuk e ka bërë pjesë të komunës së Pisjanit apo të Ranillugut./rajonipress/


