Në Gjilan vendosen semaforë inteligjent
Gjilan – Strategjia për mobilitetin, respektivisht plani i veprimit pas realizimit të dy projekteve, atë të rrethrrotullimit në lagjen “Iliria” dhe ndriçimit publik në qendër, në fillim të kësaj jave janë lëshuar në funksion edhe semaforët në udhëkryqin kryesorë te Xhamia e Madhe në Gjilan, projekt ky i mirëpritur nga qytetarët dhe i domosdoshëm për qarkullim e orientuar në komunikacion.
Semaforët e vendosur janë modern dhe me funksionim inteligjent, që reagojnë varësisht nga kolonat e krijuara në rrugë.
Ky projekt ka kushtuar rreth 55.000 Euro dhe është financuar nga Komuna e Gjilanit.
Për funksionimin e tyre dhe llogaritjen e kohës së hapjes dhe mbylljes së një kahje të lëvizjeve të veturave, janë duke e shqyrtuar ekspertët e komunikacionit në kuadër të Komunës së Gjilanit të cilët po përcjellin funksionimin e tyre sepse ata janë ende në fazën e testimit.
Ky sinjalizim vertikal funksionon me afate kohore, të ndara në katër module duke filluar nga 18 sekonda deri në 60 sekonda, varësisht nga radhët e kolonave të veturave në rrugë./rajonipress/


