Uji Dea

Haziri: Brezi kufitar është anashkaluar nga qeveria komunale

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Deputeti i Kuvendit të Kosovës Lutfi Haziri dhe kandidati për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri gjatë një vizite të bërë në fshatrat e Brezit kufitarë Zahiraj, Llovcë, Sllubicë, Kokaj e Ranatoc u ka premtuar banorëve të mbetur atje se me ardhjen në pushtet të LDK-së brezi kufitarë do të trajtohet barabaresisht duke investuar në infrastrukturë dhe programe ekonomike e bujqësore.

Deputeti Lutfi Haziri tha për rajonipress se ka vizituar këto fshatra me të vetmin qëllim që të shoh gjendjen e tyre ekonomike dhe infrastrukturën rrugore të këtyre fshatrave.

Haziri tha se institucionet komunale nuk janë kujdesur sa e si duhet për nevojat që kanë banorët e brezit kufitarë.”Unë kam vizituar Sllubicën , Zahirajt, Llovcën, Kokaj dhe Ranatocin dhe nga të gjitha këto takime e kontakte me banorët kam vërejtur se këto fshatra janë lënë pasdore dhe në harresë nga institucionet lokale. Këto familje meritojnë një tretman më të kujdesshëm sepse ka shumë mundësi që të përkrahen me fonde të ndryshme në ekonomi edhe bujqësi” tha Haziri.

Haziri tha se realisht për këto fshatra qeveria komunale nuk ka treguar asnjë kujdes apo tretman dhe për pasojë gjendja e tyre pos izolimit total qëndron keq edhe në fushën sociale e bujqësore.

Haziri tha se me ardhjen në pushtet të LDK-së dhe me ardhjen në krye të tij si kryetar i Gjilanit qasja ndaj këtyre fshatrave do të ndryshojë rrënjësisht. “Atyre u janë premtuar rrugë, subvencione në bujqësi, ndihma të ndryshme, por asnjëra nuk është realizuar. Pas përfundimit të fushatës këto familje harrohen nga pushteti. Me mua kjo nuk do të ndodhë sepse do të tregojmë kujdesin maksimal ndaj tyre” tha Haziri.

Haziri mendon se nën programin Gjilani- qendër regjionale e përbashkët do të punohet në programet ekonomike, bujqësore dhe ekologjike dhe në infrastrukturë rrugore për të gjithë njësojë dhe pa dallime. “Normalisht që në këtë qendër regjionale do të inkuadrohen edhe nevojat e mikroregjionit që përfshihen në relacionin Gjilan – Preshevë – Bujanoc e Kumanovë” tha Haziri.

Haziri i cili shoqërohej edhe nga Ismajl Jonuzi e Arben Mehmeti ka thënë se nuk do të heshtë dhe se edhe më tutje do të jetë fuqishëm i përkushtuar që të zgjidhen çështjet kontestuese sa i përket kufirit në lagjen e Zahirajve për këto zona dhe se nuk do ta kursejë dhe Brukselin që të kërkoj që përfundimisht të merret me ridefinimin e kufijve sa i përket kësaj pjese pasi që tashmë lagjja e Zahirajve është në një pozicion jashtëzakonisht të vështirë.

Haziri i cili kishte edhe hartën ekzistuese të kufijve u zotua se do ta ripërsërisë kërkesën për Brukselin zyrtarë që kufijtë zyrtarë të kësaj pjese të jenë konformë kërkesave të banorëve të kësaj pjese respektivisht ashtu si kanë qenë në të kaluarën pasi lagjja e Zahirajve dhe një pjesë e territorit të kësaj pjese ishin pjesë e Republikës së Kosovës, dhe pasi kryetari Haziri është kryetar i komisionit për integrime evropiane i Republikës së Kosovës do të insistojë në takimet e shpeshta që ka me mekanizma ndërkombëtarë që këto probleme sa i përket kufijve të ridefinohen dhe në interes të shqiptarëve të këtyre trojeve.

Uji Dea

Sa i përket infrastrukturës për këto pjesë u konstatua se është një gjendje e rëndë e këtyre viseve dhe se ka munguar një përkushtim seriozë i Qeverisë së Kosovës dhe Pushtetit Lokalë.

Rruga Gjilan – Pograxhë është në gjendje të mjerueshme, ujërat e zeza tashmë kanë bërë jetën e padurueshme për fshatrat Malishevë, Uglarë dhe Pograxhë.

Rruga Pograxhë-Bilinicë është në gjendje shumë të keqe dhe për shumë vite nuk ka pas investime të rëndësishme në këtë pjesë pavarësisht që është zonë kufitare”Ky fshat përveç rrugës ka problemë ujësjellësin për këta banorë dhe mungesa e investimeve në bujqësi në këtë pjesë e kanë bërë jetën e rëndë në këto vise, dhe pavarësisht kanalizimit që tashmë është kryer në këtë fshatë, por se ky investim nuk është funksional pa pasur ujësjellësin” ka thënë Haziri.

Gjithashtu u konstatua një gjendje e rëndë edhe sa i përket rrugës Llovcë-Kokaj e cila rrugë është shumë e dëmtuar dhe se vështirë është të gjendet dikund ndonjë rrugë më të keqe në komunën e Gjilanit, dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë investim në këtë rrugë dhe në këtë mënyrë ka bërë jetën e padurueshme për kohë të gjatë në këtë pjesë përkundër tendencave të disa banorëve që të kthehen me investime në këtë pjesë.

Andaj marrja urgjentë me rregullimin e rrugës Llovcë-Kokaj dhe Sllubicë-Kokaj do të duhej të jetë një prioritet i qeverisë lokale pasi kjo rrugë është një arterie e rëndësishme e komunikimit ndër-shqiptarë.

Haziri para banorëve të këtyre zonave është zotuar se problemet e tyre do të trajtohen me prioritet në të gjitha mekanizmat institucional, qendrorë, lokalë dhe ndërkombëtarë, si dhe do të jetë insistim i vazhdueshëm i tij që Rruga Gjilan – Pograxhë – Stublinë , Bilinicë, Sllubicë, Llovcë dhe Kokaj të trajtohen nga Qeveria e Kosovës si rrugë regjionale pasi janë pjesë të rrugëve kufitare dhe se trajtimi do të jetë më seriozë në mirëmbajtje.

Poashtu, Haziri do të angazhohet që të fillohet me ndërtimin e infrastrukturës publike, rrugë, objekte dhe që zona kufitare në kufi me Dobrosinin dhe fshatin Kokaj të trajtohen në mënyrën më të mirë dhe të krijohen si zona të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave dhe vetëm në këtë formë mund të kemi një zhvillim më të sigurt të këtyre pjesëve të zonave kufitare./rajonipress/

Mund të ju interesoj: