FIDANISHTJA

Grabitësit e Golemit terrorizojnë Hafiz Lekën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hafiz Leka drejtor i divizionit të punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përjetuar momente të pakëndshme në Durrës së bashku me gruan. Ai është grabitur nga dy hajna në Golem derisa thotë se nuk ka pasur asnjë përkrahje nga qytetarët e Golemit e as nga pronari i Hotelit “Familly . Hajnat e kanë lënduar dhe Hafizi ka të qepur edhe këmbën e djathtë.

Hafiz Leka nga Gjilani aktualisht drejtor i divizionit të punësimit në MPMS në Prishtinë ka disa vite që kalon pushimet në Durrës, por pushimi i fundit atij i është kthyer në ankth.

Leka për rajonipress së bashku me gruan Hazbijen kanë rrëfyer tërë ngjarjen tronditëse të 17 gushtit 2013.”Ishte ora 19.00 e pas ditës derisa kemi dalur së bashku me gruan për të shëtitur. Kemi qenë afërsisht 200 metra larg Hotel “Familly” ku edhe pushojmë tash e 10 vite, kur papritmas kanë ardhë dy djem të rinj të moshës 22 vjeçare, që të dy në motor. Ata me tërë forcën janë munduar të më marrin çantën nga krahu dhe pas disa orvatjeve ata e rrëmbyen kurse unë mbeta i lënduar derisa u mundova të mbrojë vetën dhe çantën”.

FIDANISHTJA

Leka tha se në qant ka pasur të holla, telefonin në vlerë të 600 erove, dhe çelësat e veturës. Por Leka thotë se nuk është i befasuar shumë me hajnat-kriminelët që e plaçkitën.”Jam i zhgënjyer me injorimin dhe mos reagimin e banorëve të Malit të Robit të cilët fare nuk reaguan e as nuk më ndihmuan derisa unë isha i shtrirë dhe kërkoja ndihmë. Ishin disa kosovarë banorë të asaj zone që më morën dhe më dërguan te mjeku” rrëfen Leka.

Leka tha se rasti i tij është i paraqitur në polici sepse i është dashur edhe ndërhyrja e kirurgut.”I kam 7 qepje në këmbën e djathtë dhe paramendojeni policia ishte shumë e pa interesuar për të më dërguar ose ofruar ndihmën e parë. Edhe pronari i Hotel “Familly” ku kam shkuar me vite u tregua shumë jonjerëzor dhe jo human. As ndihmën më të vogël nuk ma ofroj, bile nuk donte që unë të hyja brenda ashtu me plagë në këmbë. Jam shumë i zhgënjyer në pronarët e hoteleve dhe në vet banorët e Malit të Robit. Nuk guxon që shteti dhe aparati policor të lejojë që kriminelët të terrorizojnë pushuesit kosovarë” shprehet i revoltuar Leka.

Leka ndërkaq tha se mjekët janë sjellur në mënyrë profesionale. “Mua dhe gruas sime na ndodhi ky rast tronditës , por për të larguar kriminelët nga shoqëria dhe nga vendet e frekuentuara siç është Durrësi duhet bashkëpunimi edhe i qytetarëve. “Shumë qytetar vendës derisa unë kacafytesha me grabitësit e panë skenën, por asnjëri nuk u afrua për të më ndihmuar. Po të mos ishte një kosovarë aty afër që po banonte prej vitesh unë nuk e di si do kisha përfunduar” sqaron Leka /rajonipress/

Mund të ju interesoj: