FIDANISHTJA

Salihu: LDK po e dezinformon publikun

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Vërtetë LDK sillet çuditshëm me publikun. Sikur të kishin harruar se shtatë vite plotë, kanë udhëheq me komunën, dhe është i freskët marifeti i qeverisjes së tyre ka thënë në një reagim ndaj deklaratave të LDK, Xhemajl Salihu.

Xhemajl Salihu ua ka përkujtuar LDK-së kohën kur ajo kishte qeverisur keq e më keq me Gjilanin .”Ne akoma po paguajmë gjoba nga vendimet e gjykatave për keqmenaxhimin e LDK-së në shëndetësi.Vërtetë LDK sillet çuditshëm me publikun. Sikur të kishin harruar se shtatë vite plotë, kanë udhëheq me komunën, dhe është i freskët marifeti i qeverisjes së tyre” ka thënë Salihu.

Drejtori i Shëndetësi Xhemajl Salihu, për Zyrën komunale të Informimit, me shifra e fakte i ka demantuar “barcoletat” e të ashtuquajturit Komision për shëndetësi i LDK.
“Ne nuk po i biejmë asajde. Por, po kjo LDK, pa asnjë përjashtim, përfaqësuesit e saj në trupat e KK-së, gjithnjë i miratojnë raportet dhe planet e punës me ndonjë sugjerim eventual. Ndërsa, të njëjtit, nga selia e LDK shohin vetëm zi dhe pikërisht këta kanë pasur dhe kanë pozita të larta menagjeriale në institucionet shëndetësore, si në QKMF, etj dhe publiku e di mirë performansen e tyre.

Salihu ka dhënë sqarime se DSHMS asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lart se këtë vit dhe se falë kësaj rritje, rezultatet janë evidente.

Gjatë këtij viti kemi publikuar rezultatet e kontrollimeve sistematike për nxënësit fillorist, që dëshmojnë për një përmirësim të jashtëzakonshëm të shëndetit publik të nxënësve dhe qytetarëve, ngase ne bëjmë çdo vit dezinsektimin e hapësirave publike dhe dezinfektimin e shkollave. E LDK-së nuk i kanë dalë mirë rezultatet kur ka menaxhuar me shëndetësi, ngase nuk është marrë me shëndet publik.

Kemi renovuar ambulancën në fshatin Bresalc dhe Kishnapole, ndërsa në fshatin Llashticë jemi në përfundim. Kemi renovuar objektin për qëndrim ditor të fëmijëve me aftësi të përjetshme të kufizuar dhe ju kemi siguruar transportin nga shtëpia në qendër dhe anasjelltas. Do të ishte mirë që këta konferencier ta vizitojnë qendrën dhe do binden për mrekullinë që ka ndodhë aty. Jemi pajisur me aparaturë esenciale të mjaftueshme. Kujdesi shtëpiak funksionon mirë. Çështja e pushimeve vjetore është e rregulluar nga CARITAS KOSOVA, ngase ata janë punëtorë të tyre ka sqaruar Salihu.

Sipas tij mbyllja e AMF në Livoq të Epërm është bërë me kërkesë të Këshillit të fshatit dhe e nënshkruar pikërisht nga përfaqësuesi i LDK-së, me arsyetimin se e kanë shumë afër ambulancën “Ramiz Cernica”, e hapësirat në Livoq për t’i ridestinuar për nevoja tjera.

Hidromorava

Barnatoret kujdestare funksionojnë mirë, dhe është e vetmja mundësi për t’u furnizuar qytetarët natën, ndërsa LDK e di si e ka pas të rregulluar me biznese private brenda ambulancave, ne asnjëherë nuk e kemi bërë e nuk do ta bëjmë si LDK.

LDK po dezinformon kur përfaqësuesit e tyre në komitetin e shëndetësisë kanë qenë pjesë aktive në hartimin e kritereve për punësim dhe se përfaqësuesi i LDK-së, dr. Jashar Jashari, ishte gjithmonë si monitorues në intervistim dhe raportimi i tij ishte gjithmonë për rregullsi në intervista. Dhe kur kësaj i shtohet se nuk kemi pas asnjë ankesë, as në komisionin e ankesave e as në gjykatë, ne ndjehemi krenar me këtë.

Ne si qeveri, akoma po paguajmë gjoba nga vendimet e gjykatave për keqmenaxhimin e LDK-së në shëndetësi dhe për këtë e kanë vështirë të ju besojë qytetarët, se e kanë pa marifetin e qeverisjes së LDK-së.

Me mbi 20 mijë euro ju kemi ndihmuar qytetarëve në nevojë për të blerë barna që është dy herë më shumë se tërë viti i kaluar, e në anën tjetër, edhe pse LDK e di mirë se kush e bënë furnizimin me barëra, ne jemi detyruar disa herë që me procedura të shpejta të prokurimit të sigurojmë barëra me të vetmin qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbime adekuate ka nënvizuar Salihu.

Te menaxhimi i resurseve humane ne mendojmë se ky menaxhim bëhet mirë dhe aty ka mjek që i përkasin subjektit tuaj politik. Kemi pak vështirësi ngase dhjetë mjekë i kemi në specializim që është numër i madh dhe për këtë kemi vështirësi, por shumë shpejtë ata do të kthehen dhe do t’i kemi kapacitetet e plota profesionale.

Jemi në prag të fushatës zgjedhore dhe tani partitë politike akuzojnë e vetëlavdërohen dhe çdo gjë kishte me qenë në rregull kur bile LDK njëherë të kishte thënë se ne nuk e kemi bërë apo distancohemi nga menaxhimet nga koha kur ata kanë qenë në pushtet, sa për t’u “larë” para publikut”, ka deklaruar Xhemajl Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj: