ARKATANA

Komisioni Evropian ritenderon Bibliotekën Rajonale të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Komunën e Gjilanit me kohë kishte nisur projektin e ndërtimit të Bibliotekës Rajonale në Gjilan mirëpo për shkak të pakënaqësive me firmën kontraktuese Albes, ky projekt është ritenderuar sërish nga Bashkimi Evropian tha Fadil Osmani për rajonipress.

Komisioni Evropian e ka vendosur përfundimisht kontestin e bibliotekës rajonale në Gjilan e cila ishte nisur me shumë pompozitet dhe me një kosto të madhe mbi 2 milion euro.

Ky projekt më vonë u përshkrua me telashe të ndryshme dhe dinamika e paraparë e punimeve mbeti në gjysmë. Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve në Gjilan tha për rajonipress se edhe pse janë mbajtur disa takime në mes të Komisionit Evropian dhe punëkryesit, të gjitha këto takime kanë përfunduar pa rezultate .

Osmani tha se ka qenë pikërisht zyra e projekteve në Gjilan që ka iniciuar një takim ku është sqaruar definitivisht çështja e bibliotekës rajonale të Gjilanit dhe të disa objekteve tjera ku punëkryes është Albes.

Hidromorava

Osmani tha se Komisioni Evropian tashmë ka vendosur që të fillojë me procedurat e ritenderimit të cilat pritet të përfundojnë deri në shtator, ndërsa sipas dinamikës së përcaktuar nga Komisioni Evropian ky projekt pritet të përfundojë në tetor të vitit 2014.

Ndryshe Komisioni Evropian ka realizuar-financuar edhe projektin e ndërtimit të fushës së futbollit (stadiumit ndihmës) mbi palestrën e sporteve – Gjilan. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i hapësirave për ekipet e futbollit të regjistruara zyrtarisht në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Komisioni Evropian gjithashtu ka financuar ndërtimin e objektit të shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Shurdhan tha Osmani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.