Flasin për rritjen e transparencës
Gjilan – Është organizuar punëtoria mbi ngritjen e vetëdijesimit për qasje në dokumente zyrtare dhe qasje në informata publike si dhe informimin sa më të mirë për të drejtën e qytetarëve në dokumente zyrtare. 35 përfaqësues të institucioneve komunale dhe organizatat e shoqërisë civile nga tri komuna (Kamenicës, Ranillug dhe Novobërdë) kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutime.
Në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, është mbajtur punëtoria e tret mbi rolin dhe përgjegjësit e autoriteteve komunale për klasifikimin e dokumenteve që duhet të jenë të qasshme dhe jo të qasshme për publikun e gjerë dhe për të bërë informacion të qasshme për publikun dhe për të siguruar se vendimet e komunave janë duke e bërë procesin transparent. 35 përfaqësues të institucioneve komunale dhe organizatat e shoqërisë civile nga tri komuna (Kamenicës, Ranillug dhe Novobërdë) kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutime .
Sylejman Morina, shef i zyrës së informimit në Kamenicë, zyrtar i emëruar për qasje në dokumente zyrtare ka thënë se kërkesat nuk janë personale, por janë të përgjithshme , shumica e kërkesave bëhen për harxhimet e buxhetit, shumica e kërkesave janë nga shoqëria civile dhe nga partitë politike. “Për të informuar qytetarët nevojitet shtypja e një broshure e cila do të shpërndahet në pjesët rurale të komunës pasi që të gjithë qytetarët nuk kanë qasje në internet, nëse mungon informacioni do të kemi më shumë kërkesa , po nëse kemi informacion të mirë do të kemi më pak kërkesa”, ka thënë Morina
Ndërsa, Kujtim Arifi, zyrtar nga Novobërda , ka thënë se nuk kemi ndonjë zyrtarë të caktuar për qasje në dokumente zyrtare , mirëpo besojmë se së shpejti organet komunale do të emërojnë një zyrtarë komunal, te ne nuk mungon informacioni pasi që të gjitha mund t`i gjeni në të dy gjuhët zyrtare në webfaqen e komunës.
Mitkovic Vesna, përgjegjëse e zyrës së pranimit në Ranillug ka thënë se emërimi i një zyrtari për qasje në dokumente zyrtare është në proces dhe së shpejti do të emërohet, deri më tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, mirëpo të gjitha informacionet mund të gjinden në ëebfaqen e komunës.
Në fund gjatë punëtorisë dolën konkluzionet dhe rekomandimet për rritjen e transparencës, pjesëmarrjen e publikut dhe qasjen në dokumente zyrtare . Kjo punëtori u organizua në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet Fondacioni për Shoqëri të Hapur – KFOS./rajonipress/


