ARKATANA

Haziri: Keq qeverisja dhe abuzimi i parasë publike sëmundja më e rëndë për Gjilanin

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sipas LDK-së keq qeverisja dhe abuzimi i parasë publike nga ana e partisë pakicë në qeverisje është bërë sëmundja më e rëndë që e njeh historia më e re e Gjilanit për të cilën kërkohet që më 3 nëntor qytetarët e saj ta ndryshojnë duke ia besuar qeverisjen Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë Lutfi Haziri.

Në vazhdën e aktiviteteve politike të LDK-së në Gjilan, të enjtën është mbajtur takimi me kryetarët e nëndegëve bashkë me grupin e këshilltarëve komunal të LDK-së, nën kryesimin e kryetarit Lutfi Haziri, i cili paraqiti misionin e LDK-së si parti e profilizuar, me funskionalitet të lartë, lidership të fortë, komunikim profesional, parti me veprimtari të qartë, bindëse dhe unike në mesazhe dhe veprime me njerëz të afërt dhe të shkathtë, të zgjedhur nga anëtarësia besnike, të përkushtuar me vullnet të mirë dhe me platformë politike e cila ofron qasje dinamike dhe pozitive për të ardhmen e Gjilanit dhe Anamoravës.

Sipas një njoftimi të Saranda Bllacës, Haziri duke e respektuar misionin e madh të LDK-së, për shtet të qytetarëve, komunë në shërbim të njerëzve të saj, forcë dhe besim te qytetarët dhe komuniteti, siguroj që LDK-ja gjeneron respekt, vlerë, dhe promovon mundësi të barabartë për të gjithë qytetarët e saj si në arsim, shëndetësi, barazi sociale, shërbime publike për të gjithë, perspektivë të qartë për rininë, ç`asje të barabartë dhe kujdes institucional për gurbetqarët dhe grupet e tjera në interes të zhvillimit të qytetit të Gjilanit.

Për këto zgjedhje u konstatua së Dega e LDK-së në Gjilan ka arritur suksesshëm përgatitjet e nevojshme programore, përmes vizitave në terren, ka identifikuar problemet serioze në infrastrukturë të munguara nga kjo keq qeverisje dhe ky keq menaxhim i parasë së taksapaguesve më të rregullt të komunës së Gjilanit.

Sipas LDK-së keq qeverisja dhe abuzimi i parasë publike nga ana e partisë pakicë në qeverisje është bërë sëmundja më e rëndë që e njeh historia më e re e Gjilanit për të cilën kërkohet që më 3 nëntor qytetarët e saj ta ndryshojnë duke ia besuar qeverisjen Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Uji Dea

LDK-ja në Gjilan këtë rast të mirë në zgjedhjet lokale do ta shfrytëzojë për afirmim të kritereve dhe vlerave në vend të korrupsionit e keqmenaxhimit, vlera të dëshmuara me mision dhe qëllim të qartë që qytetari i Gjilanit është ai të cilit ne i shërbejmë, është ai për të cilin ne ndihemi përgjegjës dhe të angazhuar.

Kriteri i vlerës së LDK-së do të jetë vlera shtuese e saj, nga idetë, angazhimi në terren, ekspertiza, përkushtimi ditor dhe vota e arritur si individ, si organe dhe anëtarësi në nivel të nëndegëve dhe qytetit për këto zgjedhje lokale.

Të gjitha organet dhe anëtarësia e LDK-së nën frymën e madhe të unitetit dhe të bashkuar i aprovuan me besimin dhe bindjen se LDK-ja do të fitojë, të thellohet besimi në njëri tjetrin në mënyrë që e gjithë anëtarësia, simpatizantët dhe mbështetësit e LDK-së, të angazhohen dhe të luftojnë për fitoren e LDK-së, në mënyrë që fitorja të jetë e madhe dhe të jetë e fuqishme.

LDK-ja apelon tek KQZ-ja dhe KKZ-të nëpër komuna që në mënyrë urgjente të ndërmerr fushatë njoftuese për të drejtën e votuesve, duke respektuar vullnetin dhe të drejtën e tyre për votë të lirë e garantuar edhe me Kushtetutë dhe të pamundëson që vjedhësit e votës që janë në ‘’pushtet’’ sot dhe manipuluesit të mos lejohen në asnjë mënyrë që ta shëmtojnë demokracinë dhe vullnetin e lirë të njerëzve thuhet në komunikatën e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: