Fundamenti

Gjykata e Apelit shuan shpresat e Shefket Musliut për zvogëlim të dënimit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata e Apelit (EULEX) e kryesuar nga kryerja e kolegjit Hajnalka Veronika Karpati ka refuzuar dy ankesat e avokatëve mbrojtës si të pabazuara dhe ka vërtetuar aktgjykimin e kundërshtuar nga mbrojtja. Edhe Shefket Musliut edhe Besim Tahirit i është vërtetuar dënimi i shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.

Gjykata e Apelit e Kosovës(EULEX) duke ju referuar ankesës së avokatëve mbrojtës Nik Shala e Masar Morian në lëndën ndaj Shefket Musliut dhe Besim Tahirit, ka refuzuar ankesën e avokatëve mbrojtës si të pabazuar dhe ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan raporton rajonipress.

Kryetarja e Kolegjit Hajnalka Veronika Karpati në vendimin e saj ka thënë se kjo gjykatë konfirmon dënimin unik ndaj të akuzuarve Musliu e Tahiri. “Gjykata e Apelit nuk ka gjetur asnjë të metë faktike apo ligjore në vlerësimin e trupit gjykues”.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit në kuadër të EULEX-it janë dhënë edhe vlerësimet e avokatëve mbrojtës Nik Shala dhe Masar Morina. Nik Shala në ankesën e tij ka thënë se në rastin e Shefket Musliut ka pasur vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkelje të ligjit penal dhe vendimit mbi dënimin. Shala ka kërkuar ndryshimin e aktgjykimit të kundërshtuar apo kthimin e lëndës në rigjykim.

Sipas Shalës gjendja faktike është bazuar në prova jo relevante, sepse nuk ka prova për të mbështetur se i akuzuari Musliu ishte kryes i veprave penale për të cilat u shpall fajtor dhe u dënua. Shala ka shtuar se aktgjykimi i Gjilanit mbështetet në pretendime e jo në fakte të provuara.

Kurse avokati tjetër Masar Morina ka thënë se ka pasur vërtetim të gabuar të gjendjes faktike. Morina ka propozuar që aktgjykimi të prishet dhe i akuzuari Besim Tahiri të lirohet nga përgjegjësia.

Në vendimin e EULEX-it është dhënë edhe vlerësimi i prokurorit të shtetit Jusuf Mejzini i cili ka thënë se ankesat e avokatëve janë të papranueshme.”Gjykata e Qarkut në Gjilan në mënyrë korrekte shqyrtoi dhe vlerësoj rrethanat për shqiptim e dënimit unik andaj ankesat e mbrojtjes nuk vënë në pah ndonjë rrethanë lehtësuese të neglizhuar” ka thënë Mejzini.

United Hospital

Duke marrë për bazë të gjitha këto mendime e kundërshtime Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin e Gjykatës së Gjilanit duke i shuar shpresat e Musliut e Tahirit për zvogëlim të dënimit apo kthim të rastit në rigjykim.

Ndryshe Shefket Musliu është dënuar me 12 vite burgim së bashku me Besim Tahirin i dënuar shtatë vite burgim dhe Feriz Qerimin me 5 vite burgim, në qershor të vitit 2004 nga kolegji penal i Gjykatës së Qarkut në Gjilan i kryesuar nga Vinod Bolello .

Ndërsa në rigjykimin e zhvilluar ndaj Musliut e Tahirit, Gjykata Supreme ia ka zvogëluar dënimin edhe atë në 10 vite e 6 muaj burgim për Musliun dhe 6 vite e 9 muaj për Tahirin për shkak se prokuroi kishte tërhequr akuzën penale lidhur me rrëmbimin e dëshmitarit F.Y.

Ndryshe këtë dënim unik të fundit tani e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit. Grupi i Musliut është akuzuar për veprat penale të «rrëmbimit», «kidnapimit», «shtrëngimit».

Shefket Musliu nga fshati Konqul i Bujanocit i arrestuar më 7 korrik të vitit 2003, Besim Tahiri nga fshati Miresh i Gjilanit i arrestuar më 7 shtator 2003 dhe Feriz Qerimi nga fshati Llovcë e Gjilanit i arrestuar më 17 gusht 2003, gjithsejtë kanë marrë 24 vite burg.

Shefqet Musliu ka mbajtur mbi 8 vite burg tha Masar Morina. Kurse Feriz Qerimi në mungesë të provave ishte liruar nga Gjykata Supreme e Kosovës , ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2009 nga persona të panjohur ishte vrarë afër hallës së sporteve në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.