Hidromorava

Universiteti i Gjilanit merr hapësirat e shkollës bujqësore dhe mjekësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Arben Dërmaku kryetar i këshillit për Themelimin e Universitetit të Gjilanit dhe Bujar Nevzati drejtor i arsimit kanë nënshkruar pranim dorëzimin e hapësirës së objekteve shkollore të Mjekësisë dhe Bujqësisë. Bujar Nevzati tha për rajonipress se me këto kushte të ofruara dhe hapësira mësimi Universiteti i Gjilanit do të jetë një nga universitetet më të mira në Kosovë.

Universiteti i Gjilanit çdo ditë e me tepër po vije duke u konsoliduar edhe me hapësira dhe infrastrukturë mësimore. Të enjten Arben Dërmaku dhe Bujar Nevzati kanë nënshkruar pranim dorëzimin e hapësirës së shkollës së mjekësisë dhe bujqësisë, objektet dhe salla mësimi që tash e tutje do t`i shfrytëzojë Universiteti i Gjilanit.

Arben Dërmaku me këtë rast tha se Komuna e Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe Bujar Nevzati e kanë përkrahur vazhdimisht Themelimin e këtij Universiteti.”Këto hapësira e salla mësimi duke përfshirë edhe kabinetet, laborator do ta fuqizojnë edhe më shumë Universitetin e Gjilanit, i cili çdo ditë e më shumë po kompletohet” tha Dërmaku.

ARKATANA

Dërmaku tha se studentët e Universitetit të Gjilanit fillimin e vitit të ri akademik do ta nisin me kushte më të mira dhe me shumë salla e amfiteatro.

Kurse Bujar Nevzati drejtor i arsimit në Gjilan tha për rajonipress se edhe pse Komuna e Gjilanit ka pasur mjaft ngushtica për të zhvilluar mësimin, megjithatë me angazhimin e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa ne kemi vendosur që këto hapësira t`i shfrytëzoj Universiteti i Gjilanit i cili shpresoj se do të jetë njëri nga Universitetet më të mira në Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.