Hidromorava

Surdulli e bënë horë Vetëvendosjen

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Vetëvendosja kishte zgjedhe për vend proteste hijen e blirit para ekzekutivit, natyrisht nga vapa përcëlluese që mbretëronte sot në Gjilan, por mbase kishin harruar se, sa e sa herë e kanë kritikuar komunën pikërisht për këta drunj. Megjithatë na vjen mirë që edhe Vetëvendosjes po i pëlqejnë hapësirat gjelbëruese, dhe drunjtë dekorativ kanë lëshua shtat e po bëjnë hije thotë në reagimin e tij Shefik Surdulli.

Atë që pamë dhe dëgjuam edhe në këtë protestë, asgjë e re Vetëvendosja. Sërish me klishe tashmë të konsumuara tej mase, “bëri, s’e bëri…”!Po bëhen gjashtë vite qeverisje, që nuk jemi ndal ë asnjëherë, pavarësisht vështirësive, sidomos tek ngushticat buxhetore. Kemi punuar dhe jemi përpjekur maksimalisht të qëndrojmë në agjendë të angazhimeve për të investuar sa më mirë e sa më shumë për komunën dhe qytetarin. Dhe sot, e përherë, jemi krenar me ato të arritura, me investimet që i kemi sjell në Gjilan dhe për Gjilanin. Janë një mal projektesh të realizuara për këto vite, që asnjë subjekt tjetër politik, qoftë ata që e kanë provuar veten dhe kanë dështuar me turp, qoftë të tjerë, si këta të Vetëvendosjes, nuk do të mundeshin t’ia bënin vijë ka thënë në reagimin e tij ironizues zëdhënësi i komunës Shefik Surdulli si përgjigje ndaj akuzave të VV.

Surdulli ka shtuar se është e natyrshme në këto rrethana, të ketë edhe dobësi kudo nëpër komunat e Kosovës po edhe në nivelin qendror të qeverisjes. “Por, asnjëherë në këtë periudhë nuk ka munguar vullneti ynë dhe përkushtimi permanent për ta bërë edhe më mirë. Dhe ia kemi dal, për ditë e më shumë. Asnjëherë nuk është investuar më mirë e më shumë, prej kur me Gjilanin udhëheq PDK-ja”.

ARKATANA

Megjithatë është vit zgjedhor dhe e kuptojmë sëkëlldinë e Vetëvendosjes sikur edhe subjekteve tjera politike opozitare që po ngarendin pas ‘’kokrrave’’. Drejtori komunal i Shëndetësisë Xhemajl Salihu, nuk e kupton doktoreshën Kurteshi, familjare e drejtuesit të Vetëvendosjes në Gjilan, kur thotë se nuk ka ngritje të cilësisë, ndërsa asaj i rikujton se gjatë mandatit të kaluar pikërisht ajo vetë ishte pjesë aktive e Partisë Demokratike të Kosovës në ngritje, dhe se ka kontribuar në cilësinë e shërbimeve shëndetësore në punësimin e mjekëve të papunë.

Prandaj ai u bënë me dije Lëvizjes Vetëvendosje se kjo drejtori vazhdon të jetë shumë aktive sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke sjell rezultate inkurajuese siç është renovimi i AMF-së në Bresalc, Kishnaplë dhe Llashticë , gjithashtu ngritja e kujdesit shtëpiak, ku donatorët na kanë dhuruar autoambulancë dhe autovetura dedikuar Qendrës për Trajtim me Aftësi të Kufizuara dhe po ashtu rreth 20 mijë Euro janë dhënë qytetarëve për blerjen e barërave të shtrenjta për shërim dhe shumë rezultate të tjera që neve na bëjnë të ndihemi mirë.

Në anën tjetër, Si shumë projekte që janë në prag të përfundimit të procedurave për të filluar me investim, është poashtu edhe Qendra Rinore, investim ky kapital për rininë e Gjilanit, nga ’99-ta, që është investim i nga MKRS dhe Komuna. Mjetet janë të zotuara, por vetëm pritet përfundimi i procedurave tenderuese, ligjore, ka deklaruar drejtori i DKRS, Veton Nevzati , duke hedhur poshtë kështu akuzat tendencioze e paushallë të Vetëvendosjes në protestën e sotme ka thënë në reagimin e tij Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj: