Rruga Gjilan – Prishtinë kryevepër e ardhshme e LDK-së
Nga Avdyl Aliu – Kryevepra e angazhimeve të LDK-së për projektet që kanë të bëjnë me Gjilanin për 4 vitet e ardhshme do të jetë rruga Gjilan – Prishtinë.
A mund të paramendohet që një fëmijë të vazhdoj shkollën pa e mësuar ABC-dën në klasën e parë? Sigurisht se jo . Nuk mundet gjithashtu të paramendohet një zhvillim ekonomik i qëndrueshëm në komunën tonë pa realizimin e projektit të rrugës Gjilan – Prishtinë.
Me ndërtimin e kësaj rruge do të hapet një faqe e re e perspektivës së Gjilanit, rruga do të shkurtohet në aspektin kohor , paramendoni për 20-25 minuta të shkohet në Prishtinë. Askush nuk do të shkojë nga Gjilani për të jetuar në Prishtinë pasi që Prishtina do të na afrohet shumë, pra nuk do të ketë “ikje” të kuadrove të mira të Gjilanit. Nga kjo do të përfitojnë shumë edhe bizneset , edhe njeriu më i thjeshtë do të përfitojë nga kjo.
Edhe në aspektin politik do të ketë përfitime duke e marrë parasysh faktin se Gjilani është komunë ndërkufitare , kufizohet me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni e poashtu edhe me shqiptarët e Luginës.
Si komunë ndërkufitare me punën mjeshtërore dhe me autoritetin që i kalon kufijtë e Kosovës të Kryetarit Lutfi Haziri, do të ketë edhe përfitime në forma të projekteve nga bashkësia ndërkombëtare për arsye se komuna e Gjilanit i ka predispozitat që janë në harmoni të plotë me politikat investive ndërkombëtare për këto regjione ndërkufitare.
LDK është kundër projektit të PDK-së që Gjilani të lidhet me Prishtinën nëpërmjet Ferizajit (projekt i proklamuar vite më parë e që kurrë nuk është “lëvizë asnjë gurë”
në këtë drejtim).
Merreni me mend Gjilani është regjion që i ka nën sqetulla disa komuna, e edhe Ferizajin e tash Gjilani të hyjë në kryeqendër nëpër derën e Ferizajit!!!
Si komunë ndërkufitare Gjilani e ka një dritare të madhe por që qëndron e mbyllur për një kohë të gjatë , është koha e fundit që kjo dritare të hapet mirë, të depërtojnë rrezet e diellit në dhomën e quajtur Gjilan , të bëhet mirë Dezinsektimi, Dezinfektimi dhe Deratizimi i dhomës së quajtur Gjilan dhe të filloj të mirëmbahet dhe të rregullohet kjo dhomë në mënyrë që tua bëjmë ambientin e këndshëm banorëve të kësaj dhome.
Avdyl Aliu , këshilltar komunal nga LDK-ja


