Haziri: LDK do të krijojë lehtësira për mërgimtarët
Gjilan – Lutfi Haziri duke u fokusuar në çështjet që lidhen me problemet e bashkatdhetarëve, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ai personalisht do t’u krijoj lehtësira të gjithë bashkatdhetarëve që duan të investojnë në Gjilan. Ne mendojmë se duhet të ndërtojmë një rrugë të përbashkët, ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi të investoj në Gjilan, sepse investimi këtu është i mirë për familjet tona, duke iu kujtuar edhe njëherë bashkatdhetarëve tanë se kanë qenë dhe janë shtylla kryesore e mbajtjes së familjeve tona gjatë këtyre viteve.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, deputeti Lutfi Haziri në vazhdën e takimeve të shumta me bashkatdhetarët tanë, sot ishte për vizitë në familjen Ajeti në Lladovë ku është pritur ngrohtësisht nga familjarët e kësaj familje.
Në emër të familjes Ajeti, Besnik Ajeti pasi falënderoj përzemërsisht kryetarin Haziri për vizitën, tha se ne po ballafaqohemi me shumë probleme kur po kthehemi t’i kalojmë pushimet tona këtu. Ai ceki pritjet e gjata që po hasin bashkatdhetarët tanë për pajisje me dokumentacion në administratën komunale si dhe foli për mos ofrimin e asnjë kushti pozitiv nga ana e komunës se Gjilanit për investime në komunë.
Haziri duke u fokusuar në çështjet që lidhen me problemet e bashkatdhetarëve, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ai personalisht do t’u krijoj lehtësira të gjithë bashkatdhetarëve që duan të investojnë në Gjilan. “Ne mendojmë se duhet të ndërtojmë një rrugë të përbashkët, ku gjithsecili nga ju të ketë mundësi të investoj në Gjilan, sepse investimi këtu është i mirë për familjet tona, duke iu kujtuar edhe njëherë bashkatdhetarëve tanë se kanë qenë dhe janë shtylla kryesore e mbajtjes së familjeve tona gjatë këtyre viteve”.
Në takim, Haziri ka folur dhe për pika të tjera të programit të LDK-së, duke u shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës është e para forcë politike, që ka një qëndrim të qartë dhe jep ide konkrete për mënyrën se si duhet të vlerësohet kontributi dhe t’u krijohen kushte për ndihmë në rastet kur bashkatdhetarët tanë vendosin të kthehen në Gjilan për të investuar kapitalin e tyre.
Në takimin e zhvilluar në familjen Ajeti, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e Forumit të Gruas e LDK-së në Gjilan Valentina Bunjaku Rexhepi.
Kreu i LDK-se Lutfi Haziri shoqërohej në këtë takim edhe nga bashkëshortja e tij Myrvete Bajrami-Haziri dhe djali Lumi./rajonipress/


