ARKATANA

Arifi: Jemi në pikën zero, s`ka lëvizje përafrimi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nexhmedin Arifi duke komentuar deklaratën e Basri Musmuratit se në degën e PDK-së në Viti ka përafrim të qëndrimeve, për rajonipress tha se s`ka asnjë lëvizje, madje jemi në pikën zero. Unë që nga fillimi kam qenë dhe jam për bashkëpunim dhe unitet në PDK e Vitisë dhe do të isha shumë i lumtur nëse do të arrihej uniteti i shumëkërkuar.

Kreu komunal në Viti Nexhmedin Arifi vazhdon të mbetet i përkushtuar që të ruaj strukturën e degës së PDK-së në Viti duke ofruar edhe bashkëpunim me krahun e Daut Xhemajlit, raporton rajonipress.

Arifi duke komentuar deklaratën e Basri Musmuratit se në degën e PDK-së në Viti ka përfarim të qëndrimeve tha se s`ka asnjë lëvizje dhe madje në këtë drejtim ende jemi në pikën zero.”Unë që nga fillimi kam qenë për bashkëpunim dhe jam i interesuar që të ruhet struktura e PDK-së. Edhe tani jam i interesuar për të qenë më afër dhe për të ecur punët përpara. Por është grupi tjetër që ka zgjedhur një rrugë jodemokratike, një rrugë me imponime e ndëskamca” tha Arifi.

ARKATANA

Arifi tha se pjesa kryesore e strukturës së PDK-së në Viti janë pas tij dhe pas vijës së drejtë e të shëndoshë në PDK.”Unë prapë insistojë që të mbahet Kuvendi i Degës në mënyrë demokratike , pa shantazhe ndaj delegatëve dhe pa kërcënime e imponime. Unë vazhdojë të mos e njoh atë Kuvend dhe vetëm respektimi i procedurave demokratike në parti mund ta kthejë unitetin e shumë kërkuar në PDK e Vitisë” tha Arifi.

Arifi thotë se si kryetar i Komunës është i interesuar që të respektojë ligjin dhe procedurat ligjore. “Mendoj se kryesia qendrore është dashur të jetë më aktive dhe jo të bëjë sehir në rastin e Vitisë” tha Arifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.