ARKATANA

Dorëzohen kopjet e librave amzë të Kamenicës dhe Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, përfaqësuesit e EULEX-it ia dorëzuan Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës kopjet e vërtetuara të 1550 librave amzë nga Serbia. Janë dorëzuar dosjet e plota për dy komuna, Kamenica (824 libra) dhe Vitia (726 libra), të cilat përbëhen prej kopjeve të vërtetuara të librave amzë origjinale civile dhe fetare me të dhëna për lindjet, martesat dhe vdekjet thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Këto kopje janë përgatitur dhe vërtetuar gjatë dy muajve të kaluar, si pjesë e një projekti me bazë në Nish, në të cilin përfshihen EULEX-i, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, Këshilli Danez për Refugjatë si partner për zbatim, si edhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia.

United Hospital

Vlerësohet se në Serbi ndodhen gjithsej rreth 12,000 libra amzë. Procesi i vërtetimit të kopjeve të librave amzë origjinale është pjesë e marrëveshjes nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja e arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky projekt është faza e parë e themelimit të një regjistri civil plotësisht të besueshëm dhe të qëndrueshëm në Kosovë, siç parashihet në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Deri më tani EULEX-i i ka dorëzuar mbi 6320 kopje të vërtetuara të librave të regjistrit civil, që i mbulojnë komunat e Prishtinës (1013), Lipjanit (848), Obiliqit (264), Fushë Kosovës (219), Gllogocit (425), Podujevës (1066), Gjilanit (935), Kamenicës (824) dhe Vitisë (726) thuhet në njoftim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.