ARKATANA

Salihu: Gjendje kaotike në shërbimet publike

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Vebih Salihu kryetar i komisionit për shërbime publike në LDK e Gjilanit tha në një takim me mediet se aktualisht në sektorin e shërbimeve publike kemi një gjendje kaotike sepse ka keqpërdorime të mëdha, jo profesionalizëm, mos investime në ujësjellës, kanalizime, ndriçim publik, trotuare, parqe e hapësira gjelbërimi. Salihu ndryshe ka prezantuar draft projektin e LDK-së dhe strategjinë e sektorit të shërbimeve publike për Gjilanin, kuptohet nëse LDK vije në pushtet.

Vebih Salihu në mënyrë argumentuese dhe me slajde ka ofruar para gazetarëve gjendjen siç tha ai kaotike në disa fusha në sektorin e shërbimeve publike në Gjilan.

Salihu i cili udhëheq sektorin e shërbimeve publike në LDK e Gjilanit ka paraqitur edhe strategjinë dhe projektin për shërbimet publike i aprovuar, koordinuar edhe me ekspertët e LDK-së të cilët në Konventën Akademike të LDK-së kanë hartuar plane, ide e propozime edhe të lagjeve, banorëve gjilanas e të cilat janë përmbledhur në draft strategjinë për vitet 2014/2017.

Se gjendja është kaotike në shërbimet publike Salihu ka përmendur shumë defekte e për të cilat tha se LDK-ja ka alternativa për të ofruar për gjilanasit cilësi dhe kualitet të shërbimeve.

Salihu tha se aktualisht kemi një gjendje të rëndë në shërbimet publike sepse ka pasur buxhet të pamjaftueshëm në këtë drejtori, ka pasur keqpërdorime të mëdha në këtë periudhë, jo profesionalizëm dhe ankesa të shumta të qytetarëve. Sipas tij asnjë cent nuk është investuar në këtë sektor dhe për pasojë kemi një mirëmbajtje të dobët të rrugëve, kualiteti i dobët i asfaltit, dhe rrëmujë në trafik etj.

Mobi Casa

Gjithashtu Gjilani përshkruhet me një ndriçim publik të dobët derisa të gjitha hyrjet Gjilan – Prishtinë, Bujanoc dhe Preshevë janë të pa ndriçuara. Për Salihun edhe sinjalizimi horizontal është shqetësuese derisa alarmuese mbetet mos rregullimi i varrezave të qytetit, pastaj Sahat Kulla, Biblioteka të cilat janë shndërruar në gërmadha.

Salihu tha se gjendja nuk është më e mirë as në transportin publik, derisa ka pak investime në ujësjellës, kanalizime. “Në të gjitha punët publik dhe organet mbikëqyrëse po dominojnë komisionet partiake”.

Salihu pas të gjitha këtyre vërejtjeve dhe akuzave ka folur edhe për daljen e saj nga kriza dhe ka ofruar planin strategjik të LDK-së.

Salihu mendon se LDK-ja do ia kthejë autoritetin sektorit të shërbimeve publike, duke reformuar së pari Drejtorinë e Shërbimeve Publike, duke angazhuar njerëz profesionist, duke rritur buxhetin, duke mirëmbajtur rrugët , trotuaret, parqet, varrezat e qytetit dhe duke mirëmbajtur sheshetetj.

Salihu ka kritikuar edhe Qeverinë qendrore sipas të cilit Gjilanin e ka anashkaluar nga investimet kapitale sepse janë eliminuar nga çdo projekt kapital edhe pse Gjilani ka një shkallë të lart të pagesave të taksave e të hyrave komunale e tatimore në nivel Kosove./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.