Kadriu viziton Bashkësinë Islame
Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu i shoqëruar nga anëtarë të strukturës së degës, kanë vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan, për t`i uruar festën e Fiter Bajramit.
Ata u pritën nga kryetari i BI-së Sulejman Osmani, i cili i falënderoi për vizitën dhe njëherit uroi kryetarin Kadriu dhe të gjithë strukturën e AAK-së, me rastin e festës së Fiter Bajramit.
Ndërkaq Kadriu, ka shfrytëzuar edhe njëherë rastin t`i urojë të gjithë besimtarët myslimanë, duke uruar që të jenë pranuar lutjet e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa i ka dëshiruar tolerancë dhe mirëkuptim në mes veti.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Sulejman Osmani, ka falënderuar Kadriun për urimet dhe për të gjithë angazhimin e tij të treguar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit./rajonipress/

