ARKATANA

Kreu i Bashkësisë Islame uron besimtarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sulejman Osmani kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Në një prononcim për rajonipress Sulejman Osmani tha se të gjithë besimtarëve në emër timin dhe në emër të institucionit ju urojë agjërim të pranuar dhe mirëqenie të përgjithshme në jetën e tyre.

Osmani tha se Ramazani ka ndikuar në formimin e personalitetit dhe në forcimin e vlerave të cilat jetës i japin kuptimin e duhur dhe na mbushin me energji pozitive.

Ramazani na ka vendosur në shtegun e devotshmërisë drejt të cilit duhet të ecim edhe pas tij. Ne na ka formuar shpirtin solidar i cili na ka mbjellur ndjesinë për të ndihmuar e përkrahur të gjitha shtresat që kanë nevojë materiale, financiare e shpirtërore.

FIDANISHTJA

Osmani thotë se agjërimi na ka bërë më të vetëdijshëm për të varfëritë dhe kujdesin ndaj tyre dhe për të gjithë nevojtarët e tjerë.

Osmani ka njoftuar për publikun se Manifestimi Qendror i faljes së Fitër Bajramit bëhet të enjten duke filluar nga ora 06 e 12 minuta . Kreu i Bashkësisë Islame i ka ftuar të gjithë besimtarët që ta përjetojnë kënaqësinë e faljes së Fitër Bajramit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: