Fundamenti

“Peshqit e mëdhenj” amnistohen, pasanikët e drejtësisë nuk hetohen

/ 7 minuta lexim
HW

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit, thonë se institucionet shtetërore të Kosovës, në të gjitha nivelet e saj, vetëm po e mashtrojnë opinionin vendës e ndërkombëtar me luftën e tyre kundër korrupsionit, ngase sipas tyre vazhdojnë të mungojnë dënimet konkrete ndaj zyrtarëve të profilit të lartë.

Gjykatat dhe prokuroritë, nën ndikimin e politikës,shkruan gazeta Kosova Sot.

“Dënimet mund t’u shqiptohen vetëm atyre që nuk janë të lidhur me krimin dhe grupet e interesit, por jo edhe atyre që janë të zhytur thellë në krim dhe korrupsion, çka do të thotë se drejtësia në Kosovë po vepron sipas standardeve të dyfishta, e njohur në popull ‘për dikë nënë e për dikë njerkë'”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani.

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit, thonë se institucionet shtetërore të Kosovës, në të gjitha nivelet e saj, vetëm po e mashtrojnë opinionin vendës e ndërkombëtar me luftën e tyre kundër korrupsionit, ngase sipas tyre vazhdojnë të mungojnë dënimet konkrete ndaj zyrtarëve të profilit të lartë.

Shumë aktakuza ndaj të ashtuquajturve ‘peshq të mëdhenj’, të ngritura nga Prokuroria e Kosovës, janë hedhur poshtë nga gjykatat përkatëse dhe po ashtu deri më sot nuk është bërë asnjë hetim i pasurisë së pajustifikueshme të gjyqtarëve e prokurorëve.

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se institucionet shtetërore të Kosovës, në të gjitha nivelet e saj, vetëm po e mashtrojnë opinionin me luftën e tyre kundër korrupsionit, si dhe me refrenin e tyre se në Kosovë do të bëhet mirë, derisa, sipas tij, tashmë askush nuk beson në premtimet e institucioneve shtetërore të Kosovës, të cilat me metoda perfide dhe të sofistikuara po bëjnë përpjekje për të mashtruar edhe Bashkësinë Ndërkombëtare. “Natyrisht, në këto deklarata publike ka pasur edhe spektakle mediatike se gjoja u burgos ky apo ai individ, qofshin këta zyrtarë të policisë ose zyrtarë shtetërorë. Por e keqja është se dënimet mund t’u shqiptohen vetëm atyre që nuk janë të lidhur me krimin dhe grupet e interesit, por jo edhe atyre që janë të zhytur thellë në krim dhe korrupsion, çka do të thotë se drejtësia në Kosovë po vepron sipas standardeve të dyfishta, e njohur në popull ‘për dikë nënë e për dikë njerkë'”, është shprehur ai.

Duhet Vetting

Uji Dea

Sipas Dibranit, si duket gjykatat ose janë të lidhura drejtpërdrejt me krimin, ose janë të kërcënuara, sepse mbrojtja e krimit politik dhe ekonomik është vepër penale. “Në Kosovë nuk kemi ndonjë rast se dikujt iu ka ndalë avazi i keqpërdorimit, pasi vendimet e Prokurorisë për t’u trajtuar si vepra penale kryesisht janë hedhur poshtë nga gjykatat, të cilat si duket janë levë e krimit ekonomik dhe politik”, ka vijuar më tej ai, derisa ka shtuar se përderisa mbi gjykata flitet se ka gisht politika, ato nuk mund të ndajnë drejtësi të pavarur.”Të gjitha rastet, për të cilat mund të ketë njohuri gjyqtari, por për shkak të interesave ose presioneve të mundshme, si dhe për shkak të ndonjë forme tjetër të presionit, por gjyqtari lëndën nuk e trajton si duhet profesionalisht, ai gjyqtar është pjesë e krimit. Por forma e tenderomanisë, e cila është bërë kancer për zhvillimin në Kosovë, ka marrë hov, pasi një strukturë e gjerë është e përfshirë në këto sisteme piramidale, por jo edhe drejtpërdrejt, gjyqtarët po veprojnë të papenguar, ndonëse pasuria e gjyqtarëve dhe e bosëve të krimit po rritet, shtohet dhe lulëzon vazhdimisht gjersa askush kundër tyre nuk merr hapa konkretë”, ka potencuar ai.

Sipas tij, përderisa në Kosovë nuk bëhet një Vetting, për ta verifikuar prejardhjen e pasurisë për të gjithë zyrtarët e drejtësisë nuk do të ketë gjyqësi funksionale dhe as gjykime të drejta.

“Pa konfiskimin e pasurisë së paligjshme të personave të implikuar, si dhe pa ua konfiskuar të gjithë rrethit familjar dhe miqve të përfshirë në krim e kriminalitet nuk do të kemi dritë jeshile për të shpresuar se po ecim përpara, po ashtu nuk duhet të shpresojmë as për reforma, të cilat janë shumë të domosdoshme”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani

Mungon patriotizmi i drejtësisë

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se korrupsioni nuk luftohet, ngase ka mungesë patriotizmi tek numri më i madh i gjykatësve dhe prokurorëve dhe nëse, siç tha, vetëm një numër i vogël i tyre e kanë këtë ndjenjën e patriotizmit dhe duan t’i përkushtohen punës. Kjo nuk është e mjaftueshme për ta ngritur sistemin gjyqësor edhe atë prokurorial. “Pra, kur nuk ka qasje patriotike atëherë sigurisht se mungon edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit dhe çdo gjëje. Pra, duhet që një masë kritike e gjykatësve dhe prokurorëve ta kenë këtë ndjenjë dhe pastaj kjo pjesa tjetër që se kanë këtë ndjenjë të frikësohen prej këtyre të tjerëve, për atë se nëse e gjykon rastin keq apo nuk e bën padinë atëherë të frikësohet se do të merret në përgjegjësi nga kolegu i vet, por nëse shumica janë të tillë që nuk e kanë këtë ndjenjë patriotike, atëherë mbetet që vetëm ajo pakica patriotike të frikohet nga hajnat dhe jo anasjelltas”, ka shtuar ai, derisa ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsioni po bëhet vetëm në mënyrë sporadike dhe jo të vazhdueshme, derisa siç tha shumica e njerëzve që janë përgjegjës për t’i luftuar dukuritë në fjalë më shumë flenë sesa veprojnë.

Profesori tjetër universitar, Mazllum Baraliu, ka veçuar se hedhja poshtë e shumë aktakuzave ndaj personave të profilit të lartë nga ana e gjykatave ndodh sepse thjesht, sipas tij, ne kemi një sistem institucional të pakonsoliduar dhe një shtet të pakonsoliduar e të brishtë derisa funksionalizimi i institucioneve është një detyrë të cilën, siç tha, nuk ka arritur as bashkësia ndërkombëtare dhe pastaj bashkë me institucionet tona që të kenë as aftësinë dhe gatishmërinë që të ndërtojnë institucione kredibile dhe të besueshme për të qenë të përgjegjshëm në detyrën e tyre, për të qenë efikas dhe në shërbim të qytetarëve.”Jemi mbrapa shumë dhe në asnjërën herë nuk po konsolidohemi ende, nuk jemi në nivel të detyrës as Qeveria dhe as Parlamenti e as Gjyqësia, prandaj edhe në Raportet e Progresit dhe në të gjitha kërkesat edhe për liberalizim të vizave kushti kryesor është që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni në të gjitha institucionet, por kjo nuk po ndodh”, theksoi Baraliu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.