Drita për herë të tretë radhazi fituese e Kupës
Gjilan – Volejbollistet e Dritës edhe njëherë vërtetuan se në volejbollin e Kosovës janë të pa konkurrenca, këtë e vërtetuan në finalen e Kupës së Kosovës në Palestrën 1 Tetori në Prishtinë, duke e mposhtur në finale skuadrën e Skenderajt me rezultat 3-1.
Ky triumf i vashave të Dritës është për herë të tretë radhazi që fitojnë Kupën e Kosovës, duke bërë të ditur se në këtë klub punohet me seriozitetin më të madh dhe në mënyrë profesionale.
Volejbollistet e Skenderajit befasuan në setin e parë duke e fituar ndërsa në tri setet në vazhdim volejbollistet e Dritës treguan cilësi të larta në parket.
Trajneri i Dritës Lorik Ilazi së bashku me ndihmësin e tij Valon Zymberin pas finales deklaruan.
“Jemi shumë të lumtur, këtë gëzim e ndajmë me vajzat tona po dëshmojmë se në volejbollin e Kosovës jemi të pa konkurrencë ne do të vazhdojmë në projektin tonë ndërsa këtë sukses ua dedikoj volejbollisteve dhe familjarëve të tyre”./sylejman ismajli/rajonipress/


