Fundamenti

Ymeri: Qytetarët e Artanës kanë arsye ta votojnë sërish LDK

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Komunën e Artanës aktualisht kandidati i vetëm për kryetar komune është Bajrush Ymeri. Ymeri për rajonipress tha se me punën e mirë që ka bërë për këto vite duke vizituar çdo fshat e lagje dhe me investimet e shumta e të prekshme që janë bërë, qytetarët e Artanës kanë të drejtë dhe arsye që ta votojnë sërish LDK për t`i quar përpara të gjitha projektet e nisura.

Bajrush Ymeri kryetari aktual i Novobërdës është kandidati deri tani i vetëm për kryetar komune i nominuar nga Isa Mustafa.

Ymeri gëzon një autoritet të madh tek qytetarët e Artanës pikërisht për shkak se ka krijuar një komunikim të hapur dhe ka debatuar me të gjitha shtresat dhe komunitetet për të quar e avancuar përpara Artanën raporton rajonipress.

Ymeri për rajonipress thotë se mbetet kandidati i vetëm aktualisht dhe më seriozi për ta udhëhequr sërish Artanën.”Kemi bërë punë të mirë sepse kam vizituar çdo fshat e lagje dhe është investuar në të gjitha pjesët e qytetit dhe fshatrave të Artanës dhe me këto rezultate të prekshme me të drejtë them se qytetarët e Artanës kanë të drejtë dhe arsye që ta votojnë sërish LDK dhe krejt kjo për të quar përpara dhe deri në fund të gjitha projektet nisura bashkërisht”.

FIDANISHTJA

Ymeri tha se për këto vite të punës e angazhimit ka punuar për interes të qytetarëve dhe shoqërisë së Artanës.”I kemi trajtuar drejtë dhe me përkushtim të gjitha grupimet politike, OJQ-të, grupet tjera të interesit, bizneset, turizmin, qytetarët pa dallim etnie “ etj.

Ymeri tha se pret një mobilizim më të madh të fshatrave shqiptare sepse kjo udhëheqje e tanishme ka investuar në Pasjak, ku e kemi shndërruar në një mini qytet pikërisht nga investimet tona.

E veçanta e punës sime ka qenë se kam ecur vet dhe kam dëgjuar banorët drejtpërdrejtë. “I kam marrë me seriozitet të gjitha kërkesat e tyre dhe do të investojmë kudo dhe në çdo pjesë të Artanës. Këto investime duke pasur edhe përkrahjen e Qeverisë dhe të donatorëve do ta kthejnë Artanën në një oazë turistike me kapacitet e infrastrukturë cilësore” shtoj Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.