Nushi: S`ka krizë në PSD e Gjilanit
Gjilan – Majlinda Nushi kryetare e PSD-së në nivel Kosove ka qëndruar në degën e këtij subjekti politik në Gjilan ku ka bashkëbiseduar me aktivistët dhe anëtarë e rinj të aderuar. Nushi tha se në PSD e Gjilanit nuk ka krizë pas largimit të këshilltares komunale e cila kalojë në PDK. Nushi tha se PSD është parti e rëndësisë së veçantë në Kosovë.
“PSD është parti e rëndësisë së veçantë në Kosovë sepse ne as nuk fluturojmë e as nuk premtojmë gjëra boshe”. Kështu u shpreh Majlinda Nushi kryetare e PSD-së në nivel Kosove gjatë një bashkëbisedimi me anëtarët dhe aktivistët e saj në Gjilan raporton rajonipress.
Nushi ka inkurajuar degën e PSD-së në Gjilan që të punojë edhe më shumë për të krijuar një PSD të fortë e stabile. Nushi për rajonipress ka mohuar faktin se ky subjekt politik në Gjilan ndodhet në krizë pas dorëheqjes së këshilltares së saj e cila doli tash së fundit në PDK.”Nuk ka krizë në PSD e Gjilanit sepse ajo këshilltarja jonë ishte pasive dhe ishte në prag të shkarkimit. Ajo s`ka marrë pjesë në takimet tona dhe ka qenë shumë pasive” u arsyetua Nushi.
Nushi megjithatë ka inkurajuar të aderuarit e rinj që të punojnë më shumë për ta fuqizuar PSD e Gjilanit. Ismet Hajdini kryetar i PSD-së në Gjilan tha se rreth 80% e të aderuarve të fundit janë figura të reja dh që nuk i takojnë asnjë subjekti politikë.”Këto aderime për ne janë një shtytje edhe më e madhe që të konsolidohemi dhe të fuqizohemi. Nuk jemi në krizë sepse tani kemi një vullnet dhe entuziazëm edhe më të madh. Në zgjedhjet lokale ne do të dalim si grupim i vetëm” tha Hajdini.
Ndryshe Nushi dhe Hajdini së bashku me të aderuarit dhe kryesinë e PSD-së kanë folur edhe për mundësinë e punimit sezonal të studentëve shqiptarë në Gjermani. Nushi tha se do ta shfrytëzojë autoritetin e saj tek partitë simotra në Gjermani që të ndihmojnë studentët shqiptarë në fushën e punësimit./rajonipress/


