ARKATANA

Kllokoti prezanton para qytetarëve listën e projekteve prioritare

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kllokot – Transparenca në përgatitjen e buxheteve komunale dhe përfshirja sistematike e një numri më të madh të qytetarëve në miratimin, planifikimin dhe zbatimin e buxhetit është një sfidë për të gjitha komunat në Kosovë.

Megjithatë, dëgjimet publike të mbajtura kohëve të fundit për buxhetin komunal në Kllokot tregojnë se kjo qeveri lokale aktuale është duke i adresuar me sukses këto sfida.

Pas dëgjimit publik të buxhetit në muajin qershor, autoritetet e qeverisjes lokale kanë organizuar me sukses edhe debatin e dytë publik me qytetarët e kësaj komune për të diskutuar për buxhetin komunal të vitit 2014.

Pavarësisht nga fakti se kjo komunë nuk ka traditë të gjatë në angazhimin e qytetarëve në procesin e buxhetimit dhe është një prej komunave më të vogla në Kosovë sa i përket popullsisë saj dhe territorit, konsultimet publike për buxhetin komunal 2014 kanë tërhequr vëmendjen e një numri të madh të qytetarëve.

ARKATANA

Në fillim të këtij seance publike, disa sqarime i ka bërë drejtori i Drejtorisë për buxhet dhe financa Lubomir Përzhiq rreth hartimit të buxhetit komunal për vitin 2014 si dhe ka prezantuar edhe një listë të projekteve prioritare, të cilat u propozuan nga qytetarët gjatë dëgjimit të parë publik.

Ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit komunal, si dhe shprehu mirënjohjen për qytetarët që ishin prezent si dhe medieve për interesimin e tyre, përgjegjësinë dhe vullnetin për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me çështjet të tilla të interesit publik.”Shpenzimet e mjeteve publike në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të drejtë varen edhe nga pjesëmarrja juaj në këto dëgjime buxhetore dhe pushteti vendor synon që në vitin e ardhshëm të zbatojë të paktën disa nga projektet prioritare në çdo fshat /vendbanim të komunitetit tonë”,ka thënë Përzhiq.

Edhe qytetarët e pranishëm patën mundësi për të propozuar dhe të diskutuar prioritetet për vitin e ardhshëm, si dhe të zhvillojnë një plan se çfarë dhe pse këto projekte duhet të financohen nga buxheti komunal 2014. Por diskutimet nga pjesëmarrësit ishin të pakta ka njoftuar për rajonipress Aziz Zuka, zyrtari për informim i komunës së Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: