United Hospital

Prezantohet projekti për trajtimin e rrugëve “Adem Jashari” e “Zija Shemsiu”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria e Shërbimeve Publike ka prezantuar të premten para qytetarëve projektin për trajtimin e rrugëve “Adem Jashari” e “Zija Shemsiu”, të hartuar në bashkëpunim me ekipet e UN HABITAT-it. Këto dy rrugë shtrihen në një gjatësi prej 800 metave, nga xhamia e madhe e deri te Fakulteti i Edukimit.

Behar Mehmeti, drejtor i Shërbimeve Publike, ka thënë se projekti është bërë sipas standardeve evropiane. Rruga do të ketë dy shirita për automjete, shiritat për lëvizjen e çiklistëve në të dyja anët si dhe trotuaret, po ashtu në të dyja anët e rrugës. Kurse, gjelbërim dhe ndriçim publik do të ketë në njërën anë.

Projekti për trajtimin e rrugës përfshin edhe infrastrukturën nëntokësore, që nënkupton rrjetin elektrik, telekomunikacionin, ujësjellësin dhe kanalizimin. Rruga nuk do të ketë më kabllo dhe tela sipër kokës së njerëzve, sepse të gjitha rrjetat ekzistuese do të instalohen nën tokë, ka thënë Mehmeti.

Omer Daku, nënkryetar i Komunës, ka thënë se ky është një projekt shumë i vlefshëm që është bërë në bashkëpunim me UN HABITAT-in, në kuadër të strategjisë komunale për molitet dhe ndriçim publik, e cila është përgatitur së bashku me ekspertët amerikanë.

Pjesë e kësaj strategjie janë edhe ndriçimi publik në qendër të qytetit dhe rreth-rrotullimi në lagjen “Iliria” që tashmë janë realizuar, projekti i transporti publik, që është në procedurë e sipër, vendosja e semaforëve te xhamia e madhe, që është duke u realizuar dhe si dhe projekte të tjera, ka thënë Daku.

UBT

Detaje të projektit kanë prezantuar ekspertët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Enver Biçkaj dhe Asllan Mustafa. Ata kanë thënë se gjendja ekzistuese në këtë rrugë është e mbingarkuar me automjete. Sipas zgjidhjes së projektuar, përparësi u jepet këmbësorëve, çiklistëve dhe transportit urban. Rruga do të ketë dy shirita për qarkullimin e automjeteve si dhe dy pika për ndaljen e autobusëve të transportit urban, kanë thënë Biçkaj e Mustafa.

Qytetarët të cilët jetojnë përgjatë kësaj pjese të qytetit, ose që i kanë bizneset e tyre, e kanë mirëpritur projektin për trajtimin e rrugës “Adem Jashari” e “Zija Shemsiu”, duke e ditur se ajo është arteria më e ngarkuar me këmbësorë, për shkak se në këtë drejtim gjenden shkollat e mesme dhe Fakulteti.

Sipas parallogaritë, vlera e këtij projekti është rreth 300 mijë dollarë. Gjysmën e kësaj shume, pritet ta sigurojë UN HABITAT-i, ndërsa pjesën tjetër, Komuna e Gjilanit. Sipas drejtorit Behar Mehmeti, realizimi i projektit pritet të fillojë në vjeshtën e vonë.

Përfaqësuesi i UN HABITAT-it, Ishaku Maitumbi, ka thënë se kjo rrugë ka rëndësi të madhe për qytetin e Gjilanit dhe ajo do të ri-rregullohet në hapësirën ekzistuese, ku automjetet nuk do të jenë më zotërueset kryesore të kësaj hapësire, por do të arrihet një zgjidhje e balancuar për të gjithë pjesëmarrësit. Ai ka premtuar se UN HABITAT-i do të vazhdojë ta mbështes Gjilanin me projekte edhe në të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.