Fundamenti

Artana së shpejti bëhet edhe me shërbime bankare

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Asambleja ka diskutuar rreth vendimit për dhënien në shfrytëzim të hapësirës prej 9 metra katror në QSHQ për Bankë. Bajrush Ymeri kërkoj nga asamblistët që kjo pik të aprovohet sepse është në interes të qytetarëve sepse në këtë bankë do të kemi mundësin të bëjmë pagesat në një vend e jo për një pagesë të udhëtohet në Gjilan apo Kamenicë.

Asambleja Komunale e Artanës të enjten nën kryesimin e Shefkije Mehmetit ku ka prezantuar edhe kryetari i komunës Bajrush Ymeri , dhe nënkryetari i komunës Driton Avdyli ka marrë disa vendime të rëndësishme , derisa ka diskutuar më gjerësisht edhe për raportin e kryetarit të komunës.

Temat më të diskutueshme kanë qenë raporti i Kryetarit të Komunës për periudhën gjashtëmujore të janar – qershor , prurja e vendimit për dhënien në shfrytëzim të hapësirës prej 9 metra katror në Qendrën për shërbim të qytetareve për nevojat e Bankës , si dhe prurja e vendimit për financimin e projekteve kapitale.

Bajrush Ymeri me theks të veçantë paraqiti punën gjashtë mujore të tij dhe të të gjitha drejtorive dhe menaxherët e zyrave. Ymeri tha se kemi punuar fuqishëm në të gjitha fushat që prekin qytetarët tanë me projektet të cilat jemi duke i implementuar , siç janë asfaltimi i rrugëve të mbetura, në ujësjellës , shkolla, shtëpi të kulturës, shkolla etje.

Uji Dea

Ymeri tha se për herë të parë kanë bërë hapjen e qendrës për shërbim të qytetarëve ku qytetaret kanë mundësi t`i kryejnë të gjitha punët për një kohë shumë të shkurtër dhe në një vend pa pasur nevojë të ecin nëpër zyre të ndryshme, ku tash qendra funksionon për mrekulli nga stafi komunal.

Tutje Asambleja ka diskutuar rreth vendimit për dhënien në shfrytëzim të hapësirës prej 9 metra katror në QSHQ për Bankë. Ymeri kërkoj nga asamblistët që kjo pik të aprovohet sepse është në interes të qytetarëve sepse në këtë bankë do të kemi mundësin të bëjmë pagesat në një vend e jo për një pagesë të udhëtohet në Gjilan apo Kamenicë.

Ymeri tha se është një maltretim shumë i madh, dhe pos kësaj kemi marr edhe vërejtje nga Auditorët e jashtëm për mos posedimin e një Banke në komunë.

Edhe rreth vendimit për financimin e projekteve kapitale, Bajrush Ymeri prapë kërkoj nga asamblistët qe të propozojnë ndonjë projekt me shuma jo të madhe dhe të cilat janë të nevojshme të financohen nga komuna për këtë vit kalendarik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.