Eko Higjiena

Rashiti: VV asnjëherë nuk ia ka qëlluar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik tha se ankandi i paraparë të mbahet këtë të enjte nuk ka dështuar, sepse ka pasur pak mos interesim të qytetarëve. Për protestën e VV tha se ata kurrë nuk ia kanë qëlluar sepse ky partneritet i ka kaluar të gjitha procedurat ligjore.

Ndonëse ishte paraparë të mbahej sot ankandi publik për shitjen e banesave tek dy qendra banesore tek kadastri dhe ajo tek fabrika e duhanit , ky ankand është shtyrë për herëve tjera pasiqë nuk pati të interesuar nga ana e qytetarëve.

Riad Rashiti drejtor për zhvillim ekonomik dhe i ngarkuar për të përcjellur Partneritetin Publiko Privat(PPP), tha se debati i sotshëm është pjesë e procedurës ligjore që është dashur ta kryej komuna.

Hidromorava

Rashiti tha se ky partneritet është përkrahur nga të gjitha subjektet politike dhe në këto dy banesa gjithçka është e definuar qartë dhe saktë.”Ndërtimi është i cilësisë së lartë, por ndoshta çmimet e larta kanë ndikuar që të mungojnë edhe blerësit potencial” tha ai.

Rashiti duke komentuar protestën e VV tha se ata nuk kanë të drejtë pasiqë ky proces i ka kaluar të gjithë filtrat ligjor.”VV asnjëherë nuk ia ka qëlluar dhe edhe në këtë rast e ka gabim sepse asnjëherë deri tashti nuk ia ka qëlluar. Ne do të mundohemi që të organizojmë edhe forma tjera për të komunikuar me të gjithë ata që janë të interesuar të blejnë banesa në këto dy ndërtesa” tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: