VV: Stop aksham pazareve të Qemajlit?
Gjilan – U bëjmë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë pazar, të hetojë shkeljet eventuale, konfliktet e interesit e të ngjashme, ndërsa nga instancat më të larta të gjyqësorit që kanë përgjegjësi për interpretimin e ligjeve, të interpretojnë Ligjin mbi Partneritetin Publiko-Privat dhe të konstatojnë edhe profesionalisht dhe juridikisht se ku janë bërë shkeljet në këtë proces ka thënë Avni Rudaku nga VV.
VV në Gjilan në mënyrë simbolike ka mbajtur një protestë para teatrit të qytetit për të kundërshtuar edhe njëherë procesin e PPP. Avni Rudaku nënkryetar i VV tha se para dy viteve, dy drejtori si ajo për Kadastër dhe Inspeksioni, patën kaluar me qera në objektin prapa ish-barnatores së vjetër të qytetit, ku vendosen dhe funksionalizohen këto dy drejtori. Ish objekti i Gjeodezisë, u bë objekti i parë i ndërtimit nga PPP-ja, ku u tha se kontrata do të jetë dyvjeçare, me mundësinë për të vazhduar deri në ndërtimin e objektit të ri, ndërsa kontrata ka skaduar.
Sipas tij këto dy drejtori komunale kanë dalur me qera të majme me mijëra euro tek investitori privat, ndërsa komuna ka pasur objektin e tyre fillestar për këto dy drejtori. Përmes PPP-së, thuhet se mund të ndërtohen ndërtesa qeveritare, administrative dhe publike, por jo edhe komuna të shndërrohet në partner afarist që shet banesa, lokale e garazhe. E katërta, çka bëhet me këta pronarë që blejnë banesat, lokalet e garazhet, ndërsa Ligji mbi Partneritetin Publiko-Privat, neni 10, thuhet se: “Gjatë kohëzgjatjes së marrëveshjes, Autoriteti Kontraktues mundet që përkohësisht t’ia bartë Partnerit Privat pronësinë mbi Infrastrukturën Publike dhe asetet tjera të përcaktuara publike të cilat drejtpërdrejt ndërlidhen me objektin e marrëveshjes, të cilat i kthehen Autoritetit Kontraktues pas skadimit ose ndërprerjes së marrëveshjes në pajtim me kushtet e marrëveshjes.”
Sipas Rudakut tani janë shpallur zgjedhjet lokale edhe zyrtarisht, prandaj asnjë vendim i rëndësisë madhore, nuk duhet të merret nga kjo qeverisje lokale, sepse kjo qeverisje lokale është vetëm një lloj kujdestarie.
Gjithashtu Komiteti për Partneritete Publiko-Private duhet të mbikëqyrë dhe bashkërendon projektet e partneritetit publiko-privat në të gjithë sektorët ekonomik dhe shoqëror dhe komitet sipas ligjit, përbëhet prej pesë anëtarëve të përhershëm. Ministri për Financa është anëtar i përhershëm i KPPP dhe është kryesuesi i KPPP. Katër (4) anëtarët tjerë të përhershëm të KPPP, të cilët duhet të jenë në rang të Zëvendës-Kryeministrit ose të Ministrit, caktohen me vendim të Qeverisë.
Rudaku u ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë pazar, të hetojë shkeljet eventuale, konfliktet e interesit e të ngjashme, ndërsa nga instancat më të larta të gjyqësorit që kanë përgjegjësi për interpretimin e ligjeve, të interpretojnë Ligjin mbi Partneritetin Publiko-Privat dhe të konstatojnë edhe profesionalisht dhe juridikisht se ku janë bërë shkeljet në këtë proces. “Pra, ky ankand publik nuk duhet të përshpejtohet, por njëherë të merr bazën ligjore interpretuese, sepse më vonë, gjeneratat do të kenë konteste pronësore dhe juridike, prandaj duhet t’i evitojmë gabimet e të kaluarës, që ka ndodhur pas dekadave, të kemi probleme pronësore-juridike me titullarët e pronave.
Rudaku ka shtuar pyetjen se si është e mundshme që paratë nga shitja e banesave, lokaleve dhe garazhave, të hyjnë në buxhet pa u alokuar, plus shtoja faktin që nuk janë përcaktuar as projektet konkrete për mënyrën e shfrytëzimit të parave që dalin nga PPP-ja.Qysh shiten lokalet, kur dihet se lokalet krijojnë kapitalin e rrjedhshëm, ndërsa shitja kapitalin e vdekshëm. Pra, kjo është në kundërshtim edhe me logjikën ekonomike.
Rudaku u ka bërë thirrje edhe blerësve potencialë të këtyre banesave, para se të shikojnë ankandin, të marrin këshilla juridike, sepse më vonë mund t’iu dalin telashe pronësore-juridike, qoftë atyre, apo edhe fëmijëve dhe trashëgimtarëve të tyre. Ndonëse, kemi shqetësimin se këto banesa pikërisht janë të afërmit e pushtetit apo edhe vetë pushtetarët, që do të mund t’i blejnë, prandaj, edhe nëse nuk ndalet ky proces, të hetohet secili titullar dhe blerës./rajonipress/


