UBT

Haliti takon Dianna Paleqiun, zyrtare e lartë e USAID-it amerikan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim znj. Dianna Palequin, zyrtare e lartë nga USAID-i Amerikan me Seli në Uashington. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë mbi bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me programin USAID.

Ndër tjerash kryetari Haliti përmendi programin e USAID-it për të Drejtat Pronësore (PRP) duke cilësuar se ky projekt është shumë i rëndësishëm për këtë komunë dhe bëri me dije se projekti në fjalë synon të zgjedh disa probleme me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare në këtë drejtim.

“Ky projekt për ne si institucione komunale të Vitisë, ka një rëndësi të veçantë pasi që me të adresohen çështja e të drejtave pronësore me të cilën ballafaqohet shoqëria Kosovare. Fatkeqësisht në këtë drejtim Kosova ballafaqohet me probleme të mëdha në sektorin e pronës, të cilat ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik, shoqëror por edhe në të drejtat e njeriut” u shpreh Kryetari Haliti.

Uji Dea

Ai shtoi se Qeveria Komunale e Vitisë mbështet fuqishëm këtë projekt por edhe të gjitha projektet e tjera të USAID-it Amerikan pasi që ato ndikojnë drejtpërdrejt në të mirën e shoqërisë.

Përndryshe për rëndësinë e këtij projekti kanë folur edhe Farbardha Emini, Drejtoresh për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë si dhe Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe zëdhënëse e qeverisë komunale në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.