ARKATANA

Bashkatdhetarët do t’ia ndërtojnë shtëpinë Fadil Shabanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Disa bashkatdhetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët jetojnë në Turgau të Zvicrës, të prirë nga Ragip Avdyli kanë grumbulluar të holla që t’i dalin në ndihmë familjes gjashtë anëtarësh të Fadil Shabanit nga Shipashnica e Poshtme e Kamenicës.

Ragip Avdyli, ka thënë se iniciativa për këtë aksion humanitar ka rrjedhë pas njoftimit nga mjetet e informimit mbi gjendjen katastrofale të shtëpisë së familjes së Fadil Shabanit.“Plani i shtëpisë është 75 m2, shtëpia do t’i ketë sallonin, dy dhoma të fjetjes dhe një banje, ndërsa ndërtimi i shtëpisë do të kushtojë 16 mijë e 400 euro. Si grup kemi grumbulluar 13 mijë euro, kurse për mjetet tjera do t’i grumbullojmë gjatë ditëve në vijim. Shtëpia parashihet që të jetë e gatshme për banim për festën e Kurban Bajramit” ka thënë Avdyli, duke shtuar se vitin e kaluar është ndërtuar një shtëpi në komunën e Novobërdës me të njëjtin plan raporton rajonipress.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, falënderoj bashkatdhetarët për iniciativën e marrë në grumbullimin e mjeteve financiare.

Eco Higjiena

Ai tha se ka qenë një rast shumë i prekshëm , pasi që familjes gjashtë anëtarësh iu patë rrëzuar shtëpia. “Pas kërkesës së Fadilit, ne ia siguruam një zgjidhje të përkohshme duke e strehuar në objektin e shkollën e vjetër të fshatit Shipashnicë të Poshtme, si dhe nga kryqi kuq komunal u ndanë disa ndihma në pako ushqimore, dyshek dhe batanije. Si komunë do të ndajmë një buxhet prej një mijë euro, pasi që kemi buxhetin e vogël dhe nuk kemi mundësi që të ndajmë një buxhet më të madh për të ndërtuar shtëpi. Mirëpo, unë do të kërkoj edhe nga dy djemtë e mijë të cilët jetojnë në Zvicër, dhe të afërm të tjerë të cilët kanë vullnetin për t’i ndihmuar familjet në nevojë” ka thënë Surdulli.

Fadil Shabani, dhe vëllai i tij nga fshati Shipashnicë e Poshtme, me këtë rast shprehën falënderimet më të sinqerta ndaj bashkatdhetarëve që po ia ndërtojnë shtëpinë. Po ashtu, ata kanë falënderuar edhe komunën e Kamenicës, të cilët iu kanë dalë në ndihmë, duke siguruar zgjidhjen e përkohshme për banim.

Shembja e themelit të shtëpisë së Fadil Shabanit, kishte ndodhur në muajin dhjetor të vitit të kaluar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.