FIDANISHTJA

A do të jetë Ajeti shqiptari i radhës në “Nati”?

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Albian Ajeti mund të jetë futbollisti i shqiptar i radhës që do t’i bashkohet Zvicrës. Vetë Ajeti për albinfo.ch ka thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Kolonisë së shqiptarëve te Përfaqësuesja e Zvicrës mund t’i bashkohet edhe Albian Ajeti, i cili po shkëlqen në Superligën zvicerane, shkruan ‘Blick’.

Ajeti po shkëlqen për skuadrën e St. Gallenit dhe në shkurt u zgjodh edhe futbollisti i muajit, përcjell albinfo.ch.

20-vjeçari nuk u ftua nga Kosova për ndeshjen ndaj Islandës, por mund të ftohet nga Zvicra dhe këtë e ka pranuar edhe përzgjedhësi Vladimir Petkoviq.

Mobi Casa

Ai ka thënë se dera për të nuk është e mbyllur, megjithatë, dëshiron të bindet se ka cilësi që të jetë në ekipin e Zvicrës.

Ndërkohë, Ajeti për albinfo.ch ka thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

http://www.albinfo.ch/a-do-te-jete-ajeti-shqiptari-i-radhes-ne-nati/