Fundamenti

Haziri shtron iftar për kryesin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i LDK-së në Gjilan dhe deputeti Lutfi Haziri ka shtruar iftar për kryesinë e Bashkësisë Islame në Gjilan që kryesohet nga Sulejman Osmani.

“Unë gjej rastin të shpreh nderimin tim më të madh ndaj jush, udhëheqës të komunitetit fetarë mysliman në Gjilan. Me shekuj, besimtarët mysliman kanë konsoliduar në Gjilan dhe në gjithë Kosovën traditën e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. Kombet nuk mund të jenë të lira, në rast se ato përdorin besimet për qëllime politike, ndaj edhe unë shpreh nderimin e madh ndaj jush sepse ecët në gjurmët dhe traditën më të shkëlqyer të paraardhësve tuaj, të cilët sakrifikuan, e u martirizuan për të mbrojtur me dinjitet këto vlera”, ka thënë Haziri.

Haziri ka thënë se besimi tek Zoti është një forcë e madhe, një forcë e jashtëzakonshme e njeriut, besimi në zot përben një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për vetën, për familjen, për vendin, për shoqërinë.

Uji Dea

Edhe kreu i Bashkësisë Islame në Gjilan , Sulejman Osmani ka falënderuar kryetarin Haziri për ftesën dhe organizimin e këtij iftari, i cili tashmë është kthyer në një traditë të bukur mes vëllëzërve.

Ai gjithashtu garantoj se bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame në Gjilan dhe LDK-së do të vazhdoj edhe në të ardhmen duke kujtuar kohët e mëhershme ku këto dy institucione, njëra fetare dhe tjetra politike kanë ushtruar veprimtaritë kombëtare në të njëjtat hapësira ku edhe sot vepron Bashkësia Islame e Gjilanit.

Në fund kryetari i Bashkësisë Islame uroj që solidariteti dhe ndihma për të varfëritë të jetë e përhershme. Ai u lut për shëndet, paqe dhe harmoni për të gjitha familjet tona./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.