LDK-së i duhet uniteti dhe bashkimi i të gjitha forcave
Nga Arben Mehmeti- LDK-së dhe Kryetarit Isa Mustafa më tepër se kurrë i nevojitet uniteti dhe bashkimi i të gjitha forcave intelektuale duke përfshi edhe aktivistët më të devotshëm dhe kontributdhënësit e rritjes dhe zhvillimit te LDK-së në kohërat më të vështira andaj do te duhej që të përjashtohen teoritë se kinse dikush tashme është i vonuar në LDK.
Prandaj LDK-ja dhe kryesia e saj qendrore urgjentisht duhet të mblidhet dhe të bëjë formal këtë unitet me qëllim të fitores së sigurt në zgjedhjet e nëntorit. Përves që duhet të ju bëhet ftesë grupeve të ndryshme të intelektualëve, ish themeluesve, kontributdhënësve të LDK-së dhe njerëzve nga shoqëria civile që të na bashkohen në këtë fitore historike.
Mendoj se urgjentë Kryesia e LDK-së duhet të distancohet nga gjuha e fyerjeve dhe abuzimit me figurat e rëndësishme që ka LDK-ja nga njerëz që janë pjesë e Kryesisë së LDK-së, dhe që shquhen për pakë aktivitet në LDK.
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së në nivel qendrorë duhet me maturi dhe në interes të perspektivës së LDK-së duhet ta marrë një vendim që pjesë të kryesisë të jenë posaçërisht ish Kryetari i LDK-së dhe ish Presidenti Fatmir Sejdiu, Ish Ministri i MPB-së që mbetet simbol për një akt të guximshëm politik me rastin e dorëheqjes si akt moral dhe një nga themeluesit/ rithemeluesit kryesor të LDK-së në kohën e krizës së LDK-së në Gjilan.
Ish Themeluesin dhe ish Sekretarin e LDK-së Jusuf Buxhovin njërin nga kuadrot që do t`i bëjë nderë LDK-së pasi ishte dhe është një nga kuadrot intelektuale që më mire se shumica e anëtarëve të kryesisë së LDK-së e njehë filozofinë Rugoviane. Dhe mund të ketë edhe kuadro tjera të cilët duhet të hulumtohen me qëllimin që t`i bëjnë nderë LDK-së.
Andaj këta themelues të LDK-së, Fatmir Sejdiu, Fatmir Rexhepi dhe Jusuf Buxhovi kanë kontributin në LDK që askush nuk ka mundësi ta kontestoj sepse janë ata që kanë qenë më së afërmi me Presidentin Rugova dhe filozofinë e tij, dhe ky fakt nuk duhet të mohohet nga ata që e dinë dhe që janë pjesë e kryesisë së LDK-së, ani se tashmë kemi shumë në këtë kryesi që as nuk mund t`i dinë këto fakte pasi dikur kanë luftuar LDK-në.
Dhe duke pasur parasysh interesin e LDK-së dhe suksesin në zgjedhjet lokale këtyre personaliteteve që i përmenda më lartë urgjentisht duhet të ju ofrohen dhe emërohen në pozitat e zv/kryetarëve të LDK-së.
Mendoj se ky variant dhe veprim nga kreu i LDK-së dhe strukturat e partisë do të jetë një veprim strategjikë që do të ndihmojë LDK për t`i fituar zgjedhjet në të gjitha nivelet .Andaj është obligim i atyre që kanë përgjegjësi në LDK që të bëjnë veprimet që rezultojnë në unitet dhe suksese të LDK-së.
Autori është sekretar i LDK-së në Gjilan dhe shef i grupit të LDK-së në Asamblenë Komunale.


