UBT

Kadriu premton ndihma për gratë e Krushës së Vogël

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga nënkryetarja e AAK-së në Gjilan Mevlyde Zejnullahu dhe sekretarja organizative e AGK-së në Gjilan Xhylie Hajdari, kanë pritur në një vizitë gratë kryefamiljare të Krushës së Vogël.

Ato, me strukturën e AAK-së në Gjilan, kanë diskutuar për hallet dhe kërkesat e tyre, kërkesa këto të cila kanë gjetur mbështetje tek kryetari Kadriu. Gratë e Krushës së Vogël, kanë thënë se me ndihmën që ato marrin nga qeveria, është e pamundur t`i mbulojnë kërkesat elementare të familjeve të tyre, prandaj janë shprehur se si kërkesë prioritare kanë mundësinë e shkollimit të fëmijëve të tyre.

Uji Dea

Kryetari Kadriu, ka thënë se është i gatshëm t`i mbështesë kërkesat e këtyre grave dhe është shprehur se AAK në Gjilan, duke u bazuar në fuqitë e veta, do të jetë gjithmonë e gatshme të ofrojë përkrahje këtyre grave, përgjegjësia e të cilave është shumëfish më e madhe.

Gratë e Krushës së Vogël, janë ndier të nderuara dhe janë shprehur mirënjohëse për pritjen e bërë nga kryetari Rexhep Kadriu dhe pjesa tjetër e strukturës së Aleancës në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.