ARKATANA

Muçibaba ndihet e indinjuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Idriz Rexhepi i cili edhe është kryetar i këshillit të fshatit Muçibabë tha për rajonipress se ndihen të indinjuar kur në opinion doli se Muçibaba është kundër Idriz Seferit. Me përgjegjësi mund të them se askush nuk na ka pyetur për këtë çështje sepse ne gjithmonë i kemi respektuar e nderuar heronjtë e luftës duke përfshirë këtu edhe Idriz Seferin.

Banorët e pakët që kanë mbetur në Muçibabë janë ndier keq dhe në siklet rreth akuzave që u bënë në publik se gjoja ky fshat është kundër figurës së Idriz Seferit.

Idriz Rexhepi i cili është kryetar i këshillit të fshatit tha se është ndier i befasuar dhe i indinjuar njëkohësisht me të gjitha ato akuza që u bënë ndaj fshatit Muçibabë.”Jemi ndier keq dhe jemi të revoltuar sepse Muçibaba asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është kundër vendosjes së bustit të Idriz Seferit. Muçibaba ka këshill të fshatit, por askush nuk ka pyetur për këtë punë” thotë Rexhepi.

Mobi Casa

Rexhepi tha se pavarësisht se Muçibaba i ka dëshmorët e vet të luftës, e ka nderuar dhe e nderon figurën e Idriz Seferit.”Ndoshta kjo punë është dashur të kryhet përmes rrugëve institucionale e jo me bisedua me fshatarë. Madje unë kam informacione se fshatari i quajtur haxhi Shukrija asnjëherë nuk e ka përmendur fjalën katolik” tha Rexhepi.

Idriz Rexhepi thotë se figurat historike e kombëtare askush nuk mund t`i injorojë e aq më tepër një banorë dhe fshatar i thjeshtë.”Unë ende se kam të qartë se kujt i ka hy në punë i tërë ai mllef që është shprehur kundër Muçibabës duke e keqpërdorur pastaj edhe figurën e Idriz Seferit” tha Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.