Shkolla e klubit “Galaksia” vatër e talentëve
Gjilan – Shkolla e futbollit Galaksia dhe klubi i saj i cili bënë gara në Ligën II grupi B, me mjaft sukses është duke funksionuar tani e 9-të vite.
“Zi e gjelbërtit” e Galaksisë, për 9-të vite nga ky mjedis i futbollit kanë nxjerrë emra të shquar të futbollit të cilët sot me mjaft sukses mbrojnë ngjyrat e shumë klubeve të Kosovës.
Në kuadër të kësaj shkolle të futbollit ushtrojnë grupmoshat e ndryshme siç janë U13, U15 e U17, ndërsa kampion vjeshtor të Kosovës janë shpallur grupmoshat U17, çka bënë të ditur se në këtë shkollë të futbollit ka talent të mëdhenj të cilët në të ardhmen pritet të bëjnë barrën kryesore në klubet e tyre.
Njeriu më meritorë për themelimin e kësaj vatre të futbollit padyshim është 30 vjeqari Jetulla Arifi, i cili në mënyrë profesionale ka bërë që ky klub të funksionon siç është më së miri.
“Ishte një nevojë që të themelojmë këtë shkollë pasiqë ishte një interesim i jashtëzakonshëm nga fëmijët por edhe të shumë prindërve të Komunës së Gjilanit që të hapmi Shkollën e Futbollit, në klubin tonë kemi futbollist nga e gjithë Anamorava”, shprehet themeluesi e trajneri Jetulla Arifi.
Arifi ka bërë të ditur se me mjaft sukses skuadra e tyre po bën gara në Ligën e II grupi B.
“Si të gjitha klubet në Kosovë që kanë probleme të natyrës financiare njëashtu edhe ne kemi, por në klubin tonë është gjithçka vullnetare, por puna jonë është profesionale pasiqë nga ky vend kanë dalë shumë talent të futbollit dhe për këtë jam shumë krenar pasiqë edhe prindërit dhe vet futbollistët janë të kënaqur me punën që bëjmë tani e 9-të vite”.
Se sa është kualitative kjo shkollë dëshmon se në grupmoshat U17-të janë kampion të Kosovës në stinorin vjeshtor.
“Të gjitha kategoritë janë të mira por U17-të kanë një talent tejet të madh, shumë shpejt nga shkolla jonë pritet që Kombëtarës së Kosovës t`i bashkëngjiten së paku dy futbollist në U17-të”, thekson Arifi.
Trajneri dhe themeluesi i klubit të Galaksis, Jetulla Arifika një porosi të veçantë për njerëzit që e duan futbollin dhe që kontribuojnë për të mirën e rinisë së Gjilanit.
“Ne po sakrifikojmë së pari për të mirën e rinisë që t`i dërgojmë drejt rrugës sportive dhe arsimimit, po ju hapim shtigje për karrierën e tyre futbollistike por kushtet të cilat veprojmë janë shumë minimale, andaj bëj një kërkesë të veçantë nga shumë donator të qytetit të na ndihmojnë pasiqë këta futbollist janë ardhmëri e futbollit të Kosovës dhe mos ti lejojmë të na humbin”, ka porositur njeriu që mban gjallë këtë klub Jetulla Arifi./sylejman ismajli/rajonipress/




