UBT

Gjilani prezanton shembullin e transparencës dhe llogaridhënies në Zagreb

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një delegacion i Komunës së Gjilanit, në përbërje Rexhep Kadriu – nënkryetar, Valentina Bunjaku Rexhepi – kryesuese e Kuvendit dhe Nazim Gagica – drejtor i Administratës së Përgjithshme, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, në konferencën për qeverisjen lokale me temën “Transparenca dhe Llogaridhënia”.

Në prezantimin e tij para të pranishmëve, nënkryetari Rexhep Kadriu ka dhënë një kronologji për historikun e Komunës dhe për punën e madhe që është bërë në aspektin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut, duke filluar nga transmetimi i drejtpërdrejt i seancave të Kuvendit, që është i pari projekt në Republikë, pastaj ofrimi i shërbimet online, e-Kiosqet, Gjilani Smart City, mbajtja e qindra debateve publike me qytetarë, sikurse edhe për partneritetin e ngushtë me shoqërinë civile dhe mediat.

Hidromorava

“Bashkëpunimi me qytetarët, përndryshe, është kthyer në top prioritetin e radhës për Gjilanin. Ne jemi duke punuar në vazhdimësi që të rrisim nivelin e angazhimit qytetar në zgjidhjen e problemeve të tyre. Krejt këto të arritura sa i përket shembullit të transparencës dhe llogaridhënies janë implemetuar falë mbështetjes dhe vizionit të kryetarit Haziri”, ka thënë, ndër të tjera, nënkryetari Kadriu.

Përndryshe, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe disa komuna të Kosovës thuhet në njoftimin e ZIKGJ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.