Eko Higjiena

Pesë fshatra të Kamenicës bëhen me ujësjellës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lavdim Osmanaj, Inxhinier në CDI, ka thënë se projekti përfshinë një rezervar me vëllim 1000 metra kub, dy puse, stacionin e pompimit, rrjetin e shpërndarjes për pesë fshatrat dhe gypin shtytës nga stacioni i pompimit në rezervar. Ai tha se ky projekt është bashkëfinancim i komunës së Kamenicës, CDI-së dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ndërkaq, vlera e projektit është mbi 597 mijë euro.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të premten ka pritur Lavdim Osmanaj, Inxhinier në CDI, Mumin Morina, drejtor teknik në KRU “ Hidromorava “ Gjilan, Hazir Kuçi, Inxhinier i Ndërtimtarisë dhe Ridvan Aliu, organ mbikëqyrës për komunën e Kamenicës raporton rajonipress.

Gjatë këtij takimi është biseduar për përgatitjet e fillimit të punimeve për ujësjellësin në fshatrat, Muçivërcë, Dajkoc, Rogaçicë, Hodonoc dhe Novosellë.

Sipas grupit koordinues të projektit, Hysen Jerliu, Lavdim Osmanaj dhe Mumin Morina, është thënë se të hënën do të bëhen përgatitjet për fillimin e punëve për ujësjellësin në pesë fshatrat e komunës së Kamenicës.

Eco Higjiena

Lavdim Osmanaj, Inxhinier në CDI, ka thënë se projekti përfshinë një rezervar me vëllim 1000 metra kub, dy puse, stacionin e pompimit, rrjetin e shpërndarjes për pesë fshatrat dhe gypin shtytës nga stacioni i pompimit në rezervar.

Ai tha se ky projekt është bashkëfinancim i komunës së Kamenicës, CDI-së dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ndërkaq, vlera e projektit është mbi 597 mijë euro.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka thënë se ky projekt e zbut gjendjen e këtyre fshatrave me ujë të pijshëm. Surdulli ka thënë se komuna po bënë përpjekje maksimale që të ofrojë shërbime për të gjithë qytetarët e saj e në këtë rast jemi të lumtur që ky projekt u dedikohet nevojave të banorëve të disa fshatrave të Kamenicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: