Fundamenti

Mustafa viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, së bashku me disa drejtor të drejtorive Komunale ka vizituar sot Bashkësinë Islame për t’u uruar atyre muajin e shenjtë të ramazanit dhe njeherit ushtruesin e detyrës së kryetarit të Bashkësisë Islame, për marrjen e obligimeve shtesë në krye të këtij institucioni me relevancë.

Me këtë rast kryetari Mustafa u ka uruar atyre përzemërsisht muajin e shenjtë të ramazanit, duke i përgëzuar për rendin dhe rregullin që po mbizotëron nëpër xhamit e Gjilanit, Bashkësinë Islame, etj, që është angazhim i sinqertë i një numri shumë të madh të njerëzve për të ruajtur këtë kontinuitet dhe këtë frymë edukuese.

Ai tha se BIK ka një rol të veçantë edukues të cilin duhet shfrytëzuar mirë edhe në aspektin fetar , por edhe në atë kombëtar. Ai poashtu ka uruar Sylejman Osmanin për detyrën e re të marrë para disa javësh duke i ofruar bashkëpunimin e pa rezervë të Komunës së Gjilanit në procese të ndryshme në interes të qytetarëve në përgjithësi.

Ndërsa Sylejman Osmani, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka falënderuar delegacionin e kryesuar nga kryetari Mustafa për vizitën e bërë dhe e ka informuar atë me kushtet, angazhimet, të arriturat dhe sfidat që ka BI.

Ai ka thënë se niveli i disiplinës, pastërtisë është shumë në nivel sepse edhe përkundër që fluksi i njerëzve është i rritur në këtë muaj gjithçka është në rregull. Osmani tha se janë duke u angazhuar konstruktivisht me të gjithë hoxhallarët që të ecim përpara, të moderuar, të ndershëm dhe me bashkëpunim për procese me interes për shoqërinë. “Si Bashkësi Islame, por edhe hoxhallarët në përgjithësi do të punojmë përherë në ruajtjen e origjinalitetit të fesë islame, por edhe për të ecur në proceset dhe rrugë të dobishme e të mbarë për të mirën e qytetarëve. Ne jemi një komunitet shumë i madh në Kosovë por jemi të përkushtuar që të punojmë parimisht, në kuadër të rendit dhe ligjit” ka thënë Osmani.

ARKATANA

Gjithashtu është diskutuar edhe për projektin e përbashkët të Komunës së Gjilanit dhe Bashkësisë Islame, lidhur me heqjen e shpenzimeve të varrimit, projekt të cilin Osmani e ka vlerësuar jashtëzakonisht të nevojshëm për familjet të cilat kanë rast vdekjeje.

Ai edhe njëherë ka falënderuar kryetarin Mustafa , por edhe Komunën në përgjithësi, që është përkujdesur që qytetari i këtij vendi ta ketë më mirë trajtimin gjatë jetës, por që me këtë projekt familjes i lehtësohet dhimbja sepse me çështjet e varrimit merret krejtësisht Komuna dhe Bashkësia Islame.

Kryetari Mustafa sa i përket këtij projekti ka thënë se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, sepse të gjithë prekemi një ditë në këtë projekt.“Ky është bërë falë një bashkëpunimi dhe komunikimi shume të mirë mes dy institucioneve, dhe ja tash po funksionon shumë mirë” ka thënë ai.

Në këtë takim është biseduar edhe sa i përket lokacionit të varrezave të qytetit, projektimit të tyre, rregullimit të infrastrukturës etj., që pritet të bëhet në të ardhmen pas ndarjes së lokacionit nga ana e Kuvendit të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: