UBT

PDK ka hapësirë për të gjitha femrat e përkushtuara

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Se Partia Demokratike e Kosovës, është parti e përgjegjshme dhe më seriozja në vend, flet ardhja në PDK e njerëzve serioz dhe të përkushtuar kudo në shërbim të qytetarëve dhe komunës së Gjilanit, ka thënë kryetari i degës së PDK-së Zenun Pajaziti në takimin me strukturat e Gruas Demokratike të Kosovës në Gjilan, si dhe aktiviste e gra të shumta të komunës së Gjilanit.

“U mblodhëm sot në këtë numër të konsiderueshëm të pjesëmarrjes së zonjave e zonjushave, që bashkë t’i urojmë mirëseardhje në PDK e ta inkurajojmë për angazhim të mëtutjeshëm politike këshilltaren komunale Leonora Morina Bunjaku, e cila vendosi të bëhet pjesë e familjes së madhe të PDK-së. Në emër të PDK-së ju ftoj të gjithave të jeni pjesë aktive e angazhimeve tona politike në vazhdimësi, për faktin se ne kemi motiv për punët e shkëlqyeshme dhe të suksesshme për komunën dhe kemi ambicie për zhvillime edhe më të hovshme për qytetin dhe vendin, e që qytetin e Gjilanit ta bëjmë qytet Evropian “ka thënë Pajaziti.

Pajaziti ka thënë se ne duam që në aktivitetet tona të përditshme të kemi e t’i kultivojmë edhe më shumë vlerat e nënave e motrave tona, të cilat edhe në rrethanat e vështira për ne si popull arritën t’i sfidojnë pengesat dhe të japin kontributin e tyre në të mirë të vendit.

Mobi Casa

“Jemi të riorganizuar bashkërisht për fitore të reja me të gjithë aktivistët e shumtë të PDK-së që ishin pjesë e ekipeve fituese në shumë palë zgjedhje të PDK-së “ka shtuar Pajaziti.

Ndërsa këshilltarja komunale Leonora Morina Bunjaku, e cila tanimë është bashkuar në PDK ka thënë se duhet të angazhohemi dhe të mbështesim pjesëmarrjen dhe perspektivën e femrave në proceset e vendimmarrjes , sepse roli i femrave në shoqëri është i pazëvendësueshëm dhe duke pasur parasysh se PDK gjithnjë e më shumë po tregon angazhim në të mirë të mirëqenies së tërësishme të qytetarëve, e cila padyshim se lidhet ngushtë me zhvillimin e shoqërisë në të gjitha sferat për të krijuar një të ardhme premtuese për qytetarët, kam arritur besimin dhe bindjen të bëhem pjesë e PDK-së”

Në këtë takim të organizuar nga kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti kanë folur edhe kryetarja e GDK-së Shukrije Rapuca dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës Salihe Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.