UBT

Banorët e Novosellës pro ndërtimit të kanalizimit për vitin 2014

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Novosellë të Vitisë është mbajtur diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal për periudhën 2014-2016 ku banorët e këtij fshati përcaktuan nevojat për investime kapitale, ku përveç se e cilësuan si të qëlluar projektin e ndërtimit të kanalizimit në këtë fshat për vitin 2014, paraqitën edhe shumë kërkesa të tjera.

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami tha se fal bashkëpunimit me projektin LOGOS, Komuna e Vitisë vite më parë ka filluar diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal e cila si qëllim parësor ka pjesëmarrjen e qytetarëve në hartimin e buxhetit dhe përcaktimin e investimeve kapitale.

Ai tha se pas këtyre diskutimeve publike kërkesat e banorëve do të ju adresohen organeve kompetente si Kuvendit Komunal i cili aprovon buxhetin për vitin e ardhshëm.

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Islam Jashari paraqiti buxhetin e këtij viti duke theksuar se ky buxhet është mbi 8 milion euro ndërsa 25% prej tyre janë për investime kapitale.

Jashari gjithashtu i njoftoj banorët edhe me propozim listën për investime kapitale për vitin 2014, ku për fshatin Novosellë është e paraparë ndërtimi i kanalizimit në këtë fshat, por ai shtoi se edhe pse komuna e ka paraparë këtë projekt për banorët e këtij fshati, vet banorët janë ata të cilat e cilësojnë së a është i nevojshëm ky projekt tani apo ndonjë projekt tjetër. “Ne kemi menduar për ndërtimin e kanalizimit në këtë fshat, por nëse mendoni se ndonjë projekt tjetër është më prioritare atëherë ju jeni ata që mund të kërkoni ndërrimin e këtij projekti” u shpreh Jashari.

Kryetari i këtij fshati Halim Selmani tha se ndonëse ishte premtuar vite më parë shtruarja e rrugës së Lipovicëve me asfalt kjo nuk është bërë andaj kërkoj që ky projekt të futet si prioritet për vitin 2014.”Kërkoj që rruga e Lipovicëve të asfaltohet, pasi është një projekt i vogël, pra një rrugë me gjatësi prej 500 m dhe 3 m gjerësi” u shpreh Selmani.

Mobi Casa

Ai tha se shumica e banorëve të Novosellës janë të mendimit se projekti i ndërtimit të kanalizimit për këtë fshat është shumë i rëndësishëm , por edhe rruga e Lipovicëve është shumë e nevojshme.

Ndërsa Përparim Sadiku banorë i këtij fshati kërkoj që kur të hartohet projekti i kanalizimit të merren parasysh që të kyçën të gjithë banorët pasi që vija e rënies duhet të ndahet në dysh.

Ai gjithashtu kërkoj që të shikohen mundësitë për shtruarjen e disa rrugëve bujqësore brenda fshatit duke i përmendur disa nga to si rruga e xhamisë, si dhe rruga ku më parë ishte shkolla e vjetër e këtij fshati e cila sipas tij ka një gjatësi prej 200 m.

Sadiku vuri në pah edhe një problem tjetër në fshat dhe atë një deponie të mbeturinave të cilën sipas tij vet fshatarët i kanë hedhur duke kërkuar nga Institucionet Komunale që të shikohen mundësit që të largohet ajo pasi banorët tani janë të përfshirë në largimin e mbeturinave nga kompani përkatëse.

Gjatë këtij takimi banorët e këtij fshati paraqitën edhe kërkesat e tjera. Ky takim është mbajtur në kuadër të diskutimeve publike që po i mban komuna e Vitisë me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2014-2016 dhe është përkrahur nga projekti LOGOS./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.