ARKATANA

Financohet rruga Qarakoc – Koretin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, të martën ka pritur Isa Berishën, Menaxher i infrastrukturës rrugore për rajonin e Gjilanit. Surdulli dhe Isa Berisha e kanë diskutuar dhe analizuar si një projekt shumë domethënës projektin e nënshkruar mes Shaip Surdullit e Fehmi Mujotës për ndërtimin e rrugës Qarakoc – Koretin në vlerë të 540 mijë eurove.

Me këtë rast Shaip Surdulli dhe Isa Berisha kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e rrugës Qarakoc- Koretin, mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Kamenicës.

Isa Berisha, Menaxher i infrastrukturës rrugore për rajonin e Gjilanit tha se projekti është dy vjeçar. Vlera e parashikuar e projektit është 540,000.00 €. Ministria e Infrastrukturës do të financojë këtë projekt me 475,200.00 €, ose 88 % e vlerës së projektit.

Eco Higjiena

Ministria e Infrastrukturës nga buxheti i vitit 2013 do t’i sigurojë 41,992.00 €, ndërsa nga buxheti i vitit 2014 do t’i sigurojë 433,208.00 €.

Kurse, Komuna e Kamenicës do të financojë projektin me 64,800.00 € ose 12 % e vlerës së projektit.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka falënderuar Ministrinë e Infrastrukturës, për këtë investim kapital, me të cilin projekt do të përfitojnë banorët e disa fshatrave të cilat do të lidhën me qendrën komunale Kamenicën./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.